LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri i falënderon tifozët për përkrahjen

Shaqiri i falënderon tifozët për përkrahjen

Ylli shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri pas fitores prej 0-1 kundër Shqipërisë ka thënë se ishte një fillim i mbarë e Kampionatit Evropian.

Ai gjithashtu ka falënderuar fansat për përkrahjen gjatë ndeshjes, raporton Koha.net.


“Fillim fantastik i Evropianit me 3 pikët e fituara sot. Ju lumtë djema. Faleminderit për përkrahjen në takimin e sotëm”, ka shkruar Shaqiri në Facebook.

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është ndaj Rumanisë.