LAJMI I FUNDIT:

Shala: Do të ndalohet importi i çdo produkti i cili është në kundërshtim me emërtimin kushtetues

Shala: Do të ndalohet importi i çdo produkti i cili është në kundërshtim me emërtimin kushtetues

Njëherë në mbledhjen e Qeverisë e më pastaj edhe në një konferencë për media, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala tregoi arsyet pse u mor vendimi për rritjen e taksës për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës.

Shala tha se përveç kësaj mase, institucionet e vendit do të ndalojnë importin e  çdo  produkti që ka emërtim tjetër i cili është në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.


“Po ashtu nga sot tashmë me vendim të Qeverisës së Kosovës obligohet Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë , Doganat e Republikës së Kosovës, inspektoratet komunale të tregut dhe agjencionet tjera që të largojnë nga tregu dhe të ndalojnë po ashtu importin e secilit produkt i cili tenton të importohet në Kosovë e që etiketën e atij produkti apo në deklaracionin e tij emërtimi zyrtar i Republikës së Kosovës është apo mund të jetë me emërtime të cilat kanë ndodhur të jenë deri më tani e unë mund t’i marr si shembuj importues ose distributor, përfaqësues ose prodhues për apo në ‘Kosova e Metohija’, Kosovo UNMIK, Kosova 1244, apo vetëm me emër të qyteteve të kosovës duke mos përfshirë emrin e shtetit tonë dhe çdo emërtim tjetër i cili është në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Sipas Shalës,  Qeveria e Kosovës po ashtu obligon Doganat, Agjencinë e Ushqimit dhe institucionet tjera që të zbatojnë masat e njëjta në raport me Serbinë dhe Bosnje- Hercegovinën sa i përket dokumenteve dhe çertifikatave të cilat kërkohen gjatë të bërit tregti.

“Iu ftoj të gjithëve që t’i bashkangjiteni kauzës tonë për zhvillim të vendit tonë, për rritjen e punësimit, dhe mirëqenie për qytetarët tanë. Të nderuar prodhues kërkoj nga ju që nga sot të fokusoheni edhe më shumë në cilësi. Produktet e juaja duhet të arrijnë cilësinë dhe standardin më të lartë në mënyrë që konsumatori e në këtë rast qytetari i Kosovës mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditor, e konsum i tyre ditor duhet të jetë prodhimi juaj. Të nderuar tregtar kjo masë nuk është kundër jush, le të bashkohemi të gjithë, dhe të gjejmë një zgjidhje kreative, ta hulumtojmë tregun së bashku të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar dhe për të importuar në Kosovë, në këtë regjion nuk janë vetëm Serbia dhe Bosnja”, ka shtuar Shala.

Sipas tij, derisa Serbia mund të bëjë tregti në Kosovë, kjo e fundit nuk i njeh as analizat e  importuesve kosovarë. Shala kërkoi edhe rivlerësim të mallrave të Kosovës.

“Kompanitë e Kosovës nuk mund as të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Kurse deri më tash Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka të evidentuar mbi 100  kompani serbe të cilat kanë përfituar  oferta publike  në Kosovë. Lista e problemeve në këtë aspekt është e pa fund”, tha ai.

I pyetur se sa do të arrijë shteti i Kosovës, ta mbaj këtë masë, ai u shpreh optimist se një gjë e tillë do të ndodh.

Ndërsa, sa i përket rritjes së çmimit të bukës në dy komuna të Kosovës, ai tha që nuk vjen si shkak i kësaj mase, por si pasojë e  rritjes së çmimit të grurit në BERZ.

Sipas tij, që nga nesër Inspektoriati i Tregut në bashkëpunim me inspektoratet e të  gjitha komunave do të monitorojnë dhe të evidentojnë çdo tentim të rritjes së çmimit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori