Shala ka arritur marrëveshje me kampionen në fuqi që të lirohet për gjashtë muajt e ardhshëm. Ai ka konfirmuar negociatat me ish klubin e tij.

“Me Prishtinën kemi arritur marrëveshje te jem i lirë për gjashtë muajt e ardhshëm. Jam duke biseduar me Ferronikelin. Ende nuk kemi arritur marrëveshje, por gjerat po shkojnë drejt finalizimit të një marrëveshje”, ka thënë Shala për KosovaPress.


“Ka mbetur të kryhen edhe disa detaje të vogla. Negociatat do të vazhdojnë, por mendoj se 70 për qind puna është e kryer”, tha ai.

Shala ka shtuar se pas gjashtë muajve përsëri do të rikthehet në Prishtinë. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app