LAJMI I FUNDIT:

Shala: Prishtina, Peja dhe Gjilani me tejkalime të shpeshta – Obiliqi, ndër komunat më të ndotura në Kosovë

Shala: Prishtina, Peja dhe Gjilani me tejkalime të shpeshta – Obiliqi, ndër komunat më të ndotura në Kosovë

Përveç termocentraleve ndër ndotësit më të mëdhenj në zonat urbane janë ekonomitë familjare, transporti, mbeturinat e ndërtimtarisë dhe shumë sektorë tjerë


BB Green Kosova

Kosova tashmë e ka të zhvilluar sistemin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe bënë matjet në13 stacione monitorimi përreth Kosovës. Ky sistem është i integruar në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ku në kohë reale mund të shihen të dhënat e hollësishme për cilësinë e ajrit.

IHK-ja vazhdimisht në përfundim të vitit bënë një vlerësim të gjendjes së cilësisë së ajrit nga matjet që merren nga dymbëdhjetë stacione dhe nga matësi mobil në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, thotë specialisti për matjen e cilësisë së ajrit Shkumbin Shala.

Shala thotë se kanë bërë një krahasim në mes viteve 2020-2021, ndërsa është vërejtur që ka ulje të ndotësve, kryesisht të ndotësve PM10 dhe 2.5 sipas standardeve.

“Në vitin 2020 kemi pasë mbi shtatëdhjetë ditë me tejkalime në Prishtinë. Ndërsa në këtë vit janë regjistruar vetëm gjashtëdhjetë e dy ditë me tejkalime me pluhur PM10 dhe 2.5”.

Në bazë të raportit të gjendjes së mjedisit të Agjencionit Evropian ku pjesë e atij raporti janë edhe të dhënat që rrjedhin nga stacionet tona, vlerësohet se ka pasë ulje të ndotjes së ajrit për rreth 10 përqind.

Sipas raportit të parametrave meteorologjik që kanë qenë të favorshëm për gjendjen e cilësisë së ajrit, gjithmonë është konsideruar që ndotjet më të mëdha bëhen në tri komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliqi, por sipas matjeve del që edhe Gjilani dhe Peja janë mjaft të ndotura.

– Përmes raporteve të gjendjes së mjedisit dhe gjendjes së ajrit, një prej ndotësve stacionar janë termocentralet ekzistuese, por edhe në raportet e gjendjes së mjedisit dhe të ajrit, e kemi nënvizuar se ndër ndotësit më të mëdhenj në zonat urbane janë ekonomitë familjare, transporti që është një sektor shumë i madh, mungesa e hapësirave të gjelbëruara, mbeturinat e ndërtimtarisë dhe shumë sektorë tjerë.

Shala thotë për BB Green se në këto zona ku ka ndotje nuk ka industri të rëndë, por një prej faktorëve kyç është transporti dhe ekonomitë familjare, sidomos në stinën e dimrit dhe zakonisht këto vlera të larta na paraqiten veçanërisht në orët e mbrëmjes ku kombinohen edhe me parametrat meteorologjik.

Sipas specialistit për matjen e cilësisë së ajrit, nga pikat që i monitoron IHMK-ja, zakonisht Prishtina del shumë ditë me tejkalime, por edhe Obiliqi, gjithsesi Peja dhe Gjilani. Ndërsa me vlerësim e gjendjes së mjedisit, Obiliqi është ndër komunat më të ndotura në Kosovë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori