Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është shprehur i vendosur për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia nuk reflekton karshi kërkesave që ka Kosova.
Vendosmërinë për ta mbajtur këtë taksë në fuqi ministri Shala e jep si porosi edhe për kolegët pasardhës që do të udhëheqin me Qeverinë e re.
Ai thotë se ky vendim do të duhej të vlejë për secilin ministër që vjen në MTI.
“Përderisa unë jam dhe do të vazhdojë të jem prapë ministër i Tregtisë dhe Industrisë, përderisa ashtu siç kam thënë edhe më herët, përderisa nuk eliminohen arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë detyruar të marrim një vendim të tillë atëherë masa e vendosur në raport me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe kjo do të duhej të vlejë për secilin ministër, për secilën Qeveri të ardhshme që vjen me udhëheq me vendin”, tha Shala, për Ekonomia Online.
E duke folur për barrierat që po paraqet Shqipëria dhe Maqedonia Veriore për bizneset kosovare, thotë se me Shqipërinë kanë gjetur mekanizëm për eliminimin e këtyre barrierave.
“Ne kemi pasë barriera me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me Shqipërinë pas mbledhjes së dy qeverie e kemi gjet një mekanizëm për eliminimin e gjithë këtyre barrierave, jemi në rrugë të duhur dhe kurdo që na shfaqet, na interpretohet, të dy ministritë edhe te ajo e Shqipërisë dhe këtu te ne, te Ministria e Tregtisë një barrierë e mundshme atëherë institucionet përmes Koordinatorit Kombëtar zv. kryeministrit Limaj në afat rekord e eliminojmë secilën barrierë, e cila haset gjatë bërjes biznes ndërmjet dy vendeve tona”, tha Shala.
Maqedoninë Veriore e paralajmëron se nëse vazhdon me këto barriera do të jenë të detyruar të vendosen masa reciprocitetit.
Për këtë çështje, Shala thotë se është duke pritë përgjigje nga Maqedonia Veriore.
“Kemi hasë dhe kemi shqetësimi nga shumë biznese për barriera të implementuara së fundi nga Maqedonia Veriore, ne kemi proceduar me këto informata për barriera përmes mekanizmit të CEFTA-s dhe jam duke pritë përgjigje nga ministria e linjës e Maqedonisë Veriore. Nëse nuk kemi një përgjigje dhe nëse nuk kemi një veprim, që këto barriera janë implementuar së fundi në raport me bizneset në Kosovë, atëherë ne kemi me qenë të detyruar që të marrim veprime reciproke edhe me Maqedoninë Veriore dhe me secilin shtet tjetër, i cili nuk ka qasje reciproke në secilin aspekt”, tha Shala.
Shala në këtë intervistë ka folur edhe për çështjet politike aktuale në vend.
Ai thotë se si ministër ka kërkuar që të ketë një interpretim juridik për statusin e tyre pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Shala thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje se sipas tij kjo është zgjidhja e vetme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën