LAJMI I FUNDIT:

Shala: Inkubatori i Bizneseve dhe Parku Ekonomik, mundësi të mira për Malishevën

Shala: Inkubatori i Bizneseve dhe Parku Ekonomik, mundësi të mira për Malishevën

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Endrit Shala së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë bërë inaugurimin e punimeve në ndërtimin e Inkubatorit të Bizneseve në këtë komunë.

Me rastin e përurimit të punimeve, ministri Shala, ka thënë se Parku Ekonomik dhe Inkubatori, janë mundësi të mira për Malishevën.


“Ne si ministri kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Diasporës dhe Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, për Parkun Ekonomik për Bizneset nga Diaspora në Malishevë dhe jemi duke ndërtuar edhe Inkubatorin e Bizneseve, dhe këtu tani ju si komunë e keni këtë përparësi, pasi parku ekonomik, është në qendër të Kosovës dhe kyçet në autostradë, e po ashtu edhe në inkubator, krahas hapjes së bizneseve të reja, do të punësohen edhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve”, ka thënë Shala.

Gjithashtu ai ka thënë se shumë shpejt do të fillohet edhe ndërtimi i infrastrukturës në Parkun Ekonomik.

Nga ana tjetër, kryetari Begaj, ka thënë se, “ndërtimi i parkut ekonomik është një e mirë për Malishevën, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik”. /Telegrafi/