LAJMI I FUNDIT:

Shala: Dikush nga Qeveria Kurti po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it

Shala: Dikush nga Qeveria Kurti po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur mocion për rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili ka prezantuar këtë mocion ka listuar siç tha ai, disa nga dështimet dhe skandalet e MINT-it.

Ai u shpreh se dikush nga Qeveria Kurti po qëndron prapa skandaleve dhe keqpërdorimeve në këtë ministri.

“Shqyrtim-propozimi i rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Qeveria dhe menaxhimi i MINT nga ministrja Rozeta Hajdari ka shënuar dështim dhe skandale të vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës. Projekti i Bankës Botërore në vlerë prej 15 milionë euro, i keqmenaxhuar juridikisht dhe operacionalisht, duke trajtuar disa biznese e duke anashkaluar shumë të tjera meritore duke ridestinuar dhe keqmenaxhuar këtë projekt”, tha Shala.

“Skandali i radhës është i ‘Dubai Expo 2020’ ku 8 muaj ditë arte faktet e Kosovës mbesin në Dubai, ndërsa kabineti qeveritar kthehet pas 8 muajsh, na vijnë pa e ditur saktë pa e ditur gjendjen e tyre, pra një ministre që i lë arte faktet kryesore shtetërore, historike në Dubai. Emërimi dhe shkarkimi deri më tani 7 sekretarëve permanent. Një ministri e cila brenda një gjysmë mandati dyvjeçar shkarkon dhe emëron 7 sekretarë permanent do të duhej të reflektonim të gjithë ne për të ditur se çka po ndodhë”, shtoi ai.

Duke iu referuar ministres Hajdari, Shala tha se çdo vendimmarrje nga ajo tregon “keqmenaxhim të skajshëm”.

“Nuk është vetëm çështje opozitare por edhe çështje ekonomike e çështje sociale, çështja e investimeve kapitale çka po ndodh në këtë ministri dhe pse ne duhet të heshtim. Çka duhet të ndodh tutje nga kjo qeveri për të marrë masat për shkeljet enorme që kanë ndodhur tash e dy vite për miliona euro dhe për degradimin njerëzor dhe ligjor që u bëhet kuadrot. Aferat e tilla të cilat po heshtën dashur e pa dashur na kanë sjell deri në inflacion kaq të lartë deri në import kaq të madh të produkteve deri tek një politikë e tillë që parimisht po e shkatërron mirëqenien e ekonomive tona familjare, por e dëmton rëndë buxhetin e shteti”, potencoi Shala.

“Andaj sot si grup parlamentar iu kërkojmë që të debatojmë hapur që t’i ngirisim shqetësimet tona, që të nxjerrim në pah të vërtetën dhe të nxjerrim bashkërisht një rezolutë e cila do të na nxjerr nga situatë edhe ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë dhe pozicionin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti nëse nuk është pas këtyre aferave. Nëse pas sodit kryeministri Albin Kurti nuk reagon dhe mazhoranca atëherë ta keni të qartë që dikush i fortë, shumë i fortë në qeveri po i qëndron prapa në mbulimin e këtyre aferave milionëshe në keqpërdorime që janë të prekshme e të matshme”, ka përfunduar deputeti i PDK-së. /Telegrafi/