LAJMI I FUNDIT:

Shakira rikthehet në skenë në Kolumbi pas problemeve shëndetësore

Shakira rikthehet në skenë në Kolumbi pas problemeve shëndetësore

Pas një ndërprerjeje të shkurtë për shkak të problemeve shëndetësore, Shakira është rikthyer me energji në skenë, duke dhuruar një performancë spektakolare në Stadiumin Roberto Melendez Metropolitan në Barranquilla, Kolumbi.

Vetëm pesë ditë më parë, këngëtarja 48-vjeçare u detyrua të anulonte koncertin e saj në Peru pasi u shtrua në spital për probleme abdominale.

Megjithatë, ajo tregoi se është në formën më të mirë, duke elektrizuar skenën me një seri veshjesh dhe një performancë plot pasion, shkruan DailyMail.


Shakira u shfaq fillimisht me një kostum të kuq të guximshëm, i cili përfshinte një sytjena me shkëlqim dhe një fund të tejdukshëm të zbukuruar me monedha.

Ajo interpretoi zbathur, duke e lënë flokët e saj kaçurrela të lëviznin lirshëm, ndërsa tërhoqi publikun me lëvizjet e saj karakteristike.

Më pas, ajo ndryshoi disa herë veshjen, duke u shfaqur me një xhaketë të zbukuruar me argjend dhe pantallona të ngjashme, një kostum të bardhë kauboji, si dhe një minifustan rozë me shkëlqim.

Për finalen, ajo ndezi atmosferën me një kostum të ngushtë, që theksonte linjat e saj elegante.

Rikthimi i saj në skenë vjen pas një postimi në Instagram, ku këngëtarja njoftoi për problemet shëndetësore që e detyruan të anulonte koncertin në Peru.

Ajo u shpreh e trishtuar për mungesën, por premtoi një datë të re për fansat.

Shakira ndodhet aktualisht në mes të turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili nisi në Rio de Janeiro, Brazil, dhe përfshin ndalesa në Kili, Argjentinë, Meksikë, Kanada dhe SHBA.
Turneu do të zgjasë deri më 30 qershor, me performancën finale në San Francisko.

Pavarësisht sfidave, Shakira ka dëshmuar se mbetet një forcë e pandalshme në skenën muzikore, duke i dhuruar publikut një spektakël të paharrueshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori