Shakira dhe Gerard Pique edhe pas gati një viti që kur konfirmuan se po ndahen, janë ende një nga temat për të cilat publiku nuk ndalet së foluri.

Çdo lëvizje e tyre monitorohet dhe këngëtarja, karriera e të cilës po lulëzon, tashmë ka bërë të ditur se në fund të qershorit do ta lansojë një këngë të re.

shakira1 (Foto: Instagram/shakira)

Në video, kolumbiania është “shndërruar” në një sirenë dhe ka qenë kostumi i saj që ka frymëzuar shumë komente nga fansat:


“Tani më në fund mund të themi – Pique zëvendësoi një sirenë me një sardele”

“Një sirenë e vërtetë”

“Disney pendohet që prezantoi Arielin e gabuar”

“Ai ndërroi një Rolex me një Casio, një sirenë me një mustak”

“Kjo video do të jetë një hit i tillë”


shakira 3 (Foto: Instagram/shakira)

Në javët e fundit, Shakira është parë shpesh e shoqëruar nga piloti britanik, Lewis Hamilton. Ata kanë darkuar disa herë bashkë, derisa këngëtarja merr pjesë në garat e Formula 1 dhe disa herë janë shoqëruar në jahtin e tij.

Ndërkohë, Pique dhe Clara Chia, me të cilën e tradhtoi ish-bashkëshorten, kanë shkruar në gjykatë për të ngritur padi ndaj gazetarëve dhe fotografëve.

“Faleminderit Gerard, falë teje të gjithë kënaqemi duke parë Shakiran duke u argëtuar me një kampione të vërtetë bote” - është komenti me më shumë pëlqime nën foton e ish-futbollistit me të dashurën e re. /Telegrafi/

shakira 1 (Foto: Instagram/shakira)