Këngëtarja e popullarizuar kolumbiane, Shakira, është në qendër të një skandali për shkak të një qaforeje me simbole naziste, e cila është shitur në faqen e saj zyrtare.

Në kuadër të turneut 'El Dorado World Tour', 41-vjeçarja ka nisur edhe me shitjen e gjësendeve përmes faqes së saj zyrtare.


https://twitter.com/Billfromwawa/status/1009137788187537413

Qaforja me me emrin e turneun ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, pasi në të ndodhet një simbol nazist.

Është fjala për në simbol të mistershëm të lidhur ngushtë me Svastikën, i njohur si 'Dielli i zi'.

Mediumi gjerman, Bento, pohon se qaforja jo vetëm që është ngjashme, porse në të ndodhet simboli që e kanë përdorur nazistët.

Nga ana tjetër, mediat amerikane raportojnë se disa ditë pas kritikave, Shakira e ka larguar nga lista e shitjeve produktin me elemente naziste.

https://twitter.com/Mamika_do/status/1009462787968561152

Spekulohet se gabimin e ka bërë dizajneri i qafores, i cili nuk ka lexuar mjaftueshëm për kuptimin e simbolit.

Këngëtarja e famshme akoma nuk i ka komentuar thashethemet dhe kritikat në lidhje me qaforet që shiteshin për 9.95 dollarë. /Telegrafi/