Nuk u desh shumë kohë që kënga e re e Shakiras, “BZRP Musix Sessions #53”, të bëhej hit, pasi arriti deri në 122 milionë transmetime gjatë fundjavës së parë që nga lansimi.
Në hitin e ri, këngëtarja e njohur sulmoi ish-partnerin Gerard Piquen dhe të dashurën e tij të re, Clara Chian.
Emisioni i mëngjesit i Telecinco “El Programa de Ana Rosa” analizoi se sa para ka arritur të fitojë Shakira pas publikimit të këngës.
Siç raportojnë ata, ajo ka fituar mbi 473 mijë euro nga YouTube, 460 mijë euro nga Amazon, 330 mijë euro nga Spotify mbi një milion euro nga Apple.
Sa para ka fituar Shakira nga ‘Te felicito’, ‘Monotonia’ dhe ‘BZRP Music Sessions #53’?
Shfaqja televizive spanjolle zbuloi gjithashtu se sa para ka arritur të fitojë Shakira në total nga tre këngët e saj të fundit, të gjitha të dala pas ndarjes së saj me Piquen.
“Në këto katër ditë, Shakira ka bërë më shumë se dy milionë euro me ‘BZRP Music Sessions #53’”, theksuan ata.

“Sa i përket këngëve të tjera të fundit në të cilat ajo i referohet edhe ish-futbollistit, ‘Te felicito’, e cila u publikua në prill 2022, ka më shumë se 445milionë transmetime, duke gjeneruar rreth nëntë milionë euro”.
“Monotonia” me Ozuna u publikua dy muaj më parë dhe ka 166 milionë transmetime, që do të thotë se fitoi mbi 3 milionë dollarë”.

Shakira vlerësohet se ka fituar rreth 13 milionë euro duke llogaritur nga këngët në të cilat i referohej Piques.
Sa i përket ish- mbrojtësit të Barcelonës, ai nënshkroi një marrëveshje me Renault dhe Casio, dy nga markat e përmendura në këngën e fundit të Shakiras. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit