Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është dukur i disponuar pas rikthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit të Los Blancos.

Kreu i klubit madrilen madje ka nxitur spekulime se cila do të jetë shënjestra e madhe e Mbretërve në afatin kalimtar veror.


Zidane u rikthye në postin, të cilin e braktisi para 284, pasi që Santiago Solari u shkarkua për shkak të rezultateve jo të mirë të skuadrës.

Ndërsa krahas lëvdatave që ia bëri legjendës franceze, Perez është dashur të flasë edhe për transferimet e mundshme.

KylianMbappe Kylian Mbappe (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ai ka refuzuar ta komentojë largimin e Cristiano Ronaldos, mirëpo ka bërë shaka kur është përmendur emri i Kylian Mbappe.

“Zidane është francez, prandaj mund të bëjë diçka rreth Mbappe”, u shpreh presidenti duke qeshur. /Telegrafi/

telegrafi sport app