LAJMI I FUNDIT:

Shaip Kamberi: 5 Marsi s’është vetëm i Prekazit, por trashëgimi botërore e luftës kundër fashizmit

Shaip Kamberi: 5 Marsi s’është vetëm i Prekazit, por trashëgimi botërore e luftës kundër fashizmit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se data 5 mars nuk është vetëm i Prekazit dhe Kosovës, por i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.

Me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari, Kamberi ka thënë se 5 marsi është ngjarje kundër shtypjes, rezistencës kundër shfarosjes dhe insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë.


Postimi i plotë në Facebook:

5 marsi nuk është vetëm i Prekazit dhe i Kosovës. është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit

Secila datë historike, botërisht, është rastësi. Nuk ka asnjë veçanti për 5 marsin para vitit 1998. Dhe nuk ka asnjë gjë që mund ta shlyej rëndësinë e 5 marsit pas vitit 1998.

Kështu pra, një veprim i një familje të zakonshme në Prekaz, bëhet ngjarje që bartë në vete dimension universal. Sepse lufta e Jasharajve ishte e tillë – luftë për liri e njerëzve të zakonshëm kundër tiranisë fashiste të super-armatosur dhe të uniformuar.

Kjo makineri vrasëse nuk kurseu asgjë. Të gjithë anëtarët e familjes u vranë, pa kursyer as fëmijët e as të moshuarit. Pra makineria nuk bënte luftë, por gjenocid. Sepse nuk donte fitoren, por zhbërjen.

Në anën tjetër Adem Jashari qëndroi në shtëpinë e tij, me familjarët e tij. Ishte i armatosur lehtë. Por kishte një armë shumë më të fortë: vendosmërinë për liri.

Kjo ngadhënjeu kundër makinerisë së trajnuar vrastare.

Prandaj 5 marsi nuk mund të shlyhet. Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.

Është ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen. I njeriut që e vlerëson e lirinë dhe barazinë më shumë se jetën.

Adem Jashari luftoi si shqiptar i Kosovës. Por nuk luftoi vetëm për shqiptarët. Luftoi për të gjithë të shtypurit kundër çdo forme të fashizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori