LAJMI I FUNDIT:

Shahini: Vitin e ardhshëm shkollor dyfishojmë numrin e punonjësve të shërbimit psikosocial

Shahini: Vitin e ardhshëm shkollor dyfishojmë numrin e punonjësve të shërbimit psikosocial

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është ndalur tek puna e shërbimit psikosocial realizuar gjatë vitit shkollor që lamë pas.

Shahini në Facebook ka shkruar se, vitin e ardhshëm shkollor do të dyfishohe numrin i punonjësve të shërbimit psikosocial.


“Me dyfishimin e numrit të psikologëve dhe punonjësve social vitin e ardhshëm shkollor, jemi të bindur se do të kontribuojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e mëtejshëm të eksperiencës shkollore të nxënësve tanë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/