LAJMI I FUNDIT:

Shahini: Kosova ka aspirata për Shengenin evropian, jo për Mini-Shengenin ballkanik

Shahini: Kosova ka aspirata për Shengenin evropian, jo për Mini-Shengenin ballkanik

Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini tha se Kosova ka aspirata për Shengenin evropian (EU) e jo për minshengenin e propozuar nga këta liderët ballkanik.

Shahini, duke reaguar ndaj takimit të fundit në Tiranë, lidhur me iniciativën për krijimin e një Mini Shengeni ballkanik, ka thënë se, “ata më shumë e kanë marketing politik për të tejkaluar krizat e brendshme dhe për konsum parazgjedhor, të cilat edhe Serbia edhe Maqedonia e veriut i kanë në pranverën e hershme të vitit 2020, por çuditërisht edhe Shqipëria është në këtë propagandë e cila ndal aspiratat e Ballkanit për në Bashkimin Evropian”.


Po ashtu, Shahini tha se nuk mund të mburremi e ekonomia e vendit sivjet ka ecur mirë.

“E vetmja çështje që ka pasur sukses sivjet ka qenë taksa 100 për qind, kundër prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake e cila ka rritur biznesin dhe qarkullimin e brendshëm të bizneseve konkretisht prodhuesve të vendit. Ne do të mburremi, nëse do i kishim më shumë kompani të mëdha në vend, sikur të kishte politika zhvillimore më të mira për biznesin e shtetin më të mira në vend. Ne nuk mund të mburremi që kemi politika të mira zhvillimore”, tha Shahini, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, qeveria në nivel vendi, nuk duhet të pengojë bizneset, por të ndihmojë ato me politika zhvillimore.

Kryetari i AKB-së tha se politikat dhe fiskalizimi i shumë bizneseve në vend ka ngecur, ende informaliteti është i madh apo 35 për qind, ku informaliteti është nga të gjitha anët dhe shteti duhet të punoi e mos të rri, të jenë të gjitha bizneset e barabarta.

“Qeveria nuk duhet të marr vendime due i nxënë bizneset e papërgatitura, por të marr vendime së bashku me biznesin, në mënyrë që të mos i krijoi humbje”, shtoi ai.

Si pas tij shumë biznese janë larguar dhe qeveria qendrore dhe ato lokale. /Telegrafi/