Javëve të fundit në internet ka filluar të zgjerohet trendi Tetris Challenge, në të cilin janë përfshirë policët, ushtarët, ekipet e shpëtimit dhe ato të zjarrfikësve, që tregojnë një sërë pajisjesh të cilat arrijnë t'i fusin në veturat e tyre relativisht të vogla.

Sfida Tetris ka filluar në fillim të shtatorit në Zvicër kur policia lokale publikoi fotografinë e parë të pajisjeve të një veture të policisë, derisa pranë tyre po pozonin edhe policët e shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.


"Nëse ndonjëherë keni pasur dëshirë të dini se çfarë gjendet brenda një veture patrulluese të policisë së trafikut - urdhëroni", thuhej në postimin e policisë së kantonit të Cyrihut.

Kështu kësaj sfide iu bashkuan shpejtë edhe njësitë e zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente, që postonin fotografi të veturave të tyre në stilin LEDO.

Sfida Tetris shpejt u bë virale në organizatat botërore të sigurisë dhe shpëtimit, duke fituar kështu vëmendje mediatike. /Telegrafi/

https://twitter.com/DenzDejawon/status/1177508571036045312