LAJMI I FUNDIT:

Lajmi se “një sfidë në TikTok po u kushton me jetë pjesëmarrësve” duket të ketë qenë i rremë

Lajmi se “një sfidë në TikTok po u kushton me jetë pjesëmarrësve” duket të ketë qenë i rremë

Disa video që tregojnë që tregojnë njerëzit duke kërcyer nga varkat e tyre në lëvizje janë shpërndarë së fundmi.

Dhe javën e kaluar, mediat filluan të raportojnë se të paktën katër persona kanë vdekur në Alabama për shkak të “sfidës së TikTok”.


Por zyrtarët në Alabama kanë thënë se thjesht nuk është e vërtetë, përcjell Telegrafi.

“Të hënën, më 3 korrik, u shpërnda një lajm në lidhje me ‘paralajmërimin kundër një tendence vdekjeprurëse të lundrimit me varkë TikTok pas mbytjeve të fundit’ në Alabama. Megjithatë, ju lutemi kini parasysh se informacioni i lëshuar ishte i pasaktë”, ka thënë Jeremy Burkett nga Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama.

“Divizioni i Patrullës Detare të Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama (ALEA) nuk ka asnjë të dhënë të vdekjeve me varkë ose të lidhura me detarët në Alabama që mund të lidhen drejtpërdrejt me TikTok ose një tendencë në TikTok”, ka vazhduar Burkett.

Ndryshe, një reagim i tillë vjen pasi media të ndryshme kishin përhapur lajmin se sfida e kërcimit nga varka në rrjetin social TikTok, shfaq njerëzit duke kërcyer nga pjesa e pasme e anijeve ndërsa lëvizin me shpejtësi të madhe, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën në Alabama. /Telegrafi/

Vërejtje: Permbajta e ketij lajmi është ndryshuar, pasi, siç raportojnë mediat e huaja, zyrtari që kishte nxjerrë një pretendim të tillë, “tërhoqi fjalët e tij”.

@nataliejillfit Summer fun … I should have jumped too #lakenorman #speedboat #summertime #summerfun #boatjump #boatjumping ♬ Astronaut In The Ocean – Masked Wolf

@dayyachtcharters Would you like to be jumping off this boat right now? #boatjumping #yacht #charter #cabo #mexico #bahamas #seattle #cayman #yachtscayman #cancun #fyp ♬ What the Hell – Avril Lavigne

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori