Sfida e pasarelës: Londrimi shpallet djali më tërheqës i shtëpisë së BBVK

Në Big Brother VIP Kosova, banorët patën një nga sfidat më argëtuese dhe më pikante deri tani: një sfilatë dedikuar djemve të shtëpisë.
Pjesëmarrësit u futën në lojë me plot energji, kreativitet dhe siguri, duke i surprizuar të gjithë me paraqitjen e tyre skenike.
Djemtë mahnitën me fizikun, qëndrimin dhe performancat e tyre të veçanta. Disa zgjodhën të freskoheshin me ujë gjatë ecjes në pistë, të tjerë bënin gjeste për të ngjallur të qeshura dhe duartrokitje, duke e kthyer sfidën në një spektakël të vërtetë.

Ndër më të veçantët ishte pa dyshim Londrimi, i cili u shfaq me një veshje krejtësisht të pazakontë dhe shumë kreative.
Për shkak të stilit të tij unik dhe faktit që shpesh shihet duke bërë pasarela brenda shtëpisë, ai arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve.
Juria, e përbërë nga vetë banorët, i dha pikët më të larta pikërisht Londrimit.
Me këtë performancë të veçantë dhe plot vetëbesim, ai u shpall “Djali më seksi” i shtëpisë, duke zënë vendin e parë në këtë sfidë argëtuese.
Sfilata solli shumë buzëqeshje, momente gazmore dhe energji pozitive në shtëpi, duke u kthyer menjëherë në një nga ngjarjet më të komentuara të mbrëmjes. /Telegrafi/



























































