LAJMI I FUNDIT:

Sfida e Kodimit 2021 për Shkollat e Mesme të Ulëta në Kosovë, pjesë e programit të Këshillit Britanik „Shkollat e Shekullit 21“

Sfida e Kodimit 2021 për Shkollat e Mesme të Ulëta në Kosovë, pjesë e programit të Këshillit Britanik „Shkollat e Shekullit 21“

Nxënës të Shkollës “Hysen Rexhepi” në Prizren zhvilluan një prototip për ujitjen e bimëve pa praninë e njerëzve në një mënyrë automatike
dhe më efikase.

Prishtinë, nëntor 2021 — Ekipi i nxënësve nga shkolla “Hysen Rexhepi” në Prizren fitoi çmimin e parë të Sfidës së Kodimit për shkollat e ciklit të tretë të zhvilluar në Kosovë, si pjesë e programit “Shkollat e Shekullit 21”.


Qëllimi i aktivitetit të zhvilluar online ishte nxitja e fëmijëve për përdorimin e kodimit me pajisjen mikrobit për zgjidhjen e problemeve në komunitetet dhe shkollat e tyre.

„Ujitja:Bit“ është projekti fitues nga shkolla “Hysen Rexhepi” në Prizren , me ndihmën e mësueses së tyre, Fjolla Shala, ekipi i nxënësve Jener Arab dhe Viola Bahtijari zgjidhën problemin e ujitjes së bimëve pa pasur nevojë për praninë e njeriut, në një mënyrë automatike dhe më efiçiente, në sajë të shkathtësive të kodimit, mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, që ata kanë përftuar nga programi “Shkollat e Shekullit 21”.

Shkolla „Heronjtë e Kosovës” nga Rahoveci u rendit në vendin e dytë me projektin “Serat Moderne”, i cili trajton problemin e kultivimit të produkteve bujqësore në komunitetin e tyre. Ndërsa vendin e tretë e fitoi shkolla “Dëshmorët e Tivarit” nga Suhareka, e cila trajtonte problemet e mirëfillta të fëmijëve gjatë pandemisë përmes projektit “Dyert Automatike”.

Pavarësisht pandemisë dhe mësimit në distancë, mësuesit dhe nxënësit shfaqën shkathtësitë e tyre ripërtëritëse dhe pasionin për përgatitjen dhe konkurrimin me projekte risi-prurëse. Për të siguruar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, proceset e aplikimit dhe konkurrimit u mbajtën online. Juria e përbërë nga tre anëtarë përzgjodhi 10 ekipet më të mira për prezantimin e projekteve të tyre.

Z. Nicholas Abbott, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, gjatë fjalës hapëse, hapi konkursin duke theksuar se të gjithë pjesëmarrësit ndërmorrën rrugëtimin si të gjithë novatorët e rinj, si dhe përdorën shkathtësi të reja për të shndërruar idetë e tyre në diçka unike dhe origjinale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë disa prej problemeve të ambientit të tyre, në përpjekje për të përmirësuar jetën në komunitetet ku jetojnë.

Ambasadori shtoi sepandemia COVID-19 ka sjellë pengesa të shumta, por besoj se të gjithë mund të pajtohemi se ajo ka sjellë gjithashtu një mundësi për të përdorur më mirë teknologjinë tonë.

Znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, theksoi nevojën e zhvillimit të shkathtësive bazë të

fëmijëve për zgjidhjen e sfidave të rëndësishme të rajonit dhe botës. Në mesazhin e saj përshëndetës, Ministrja Nagavci falënderoi Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshillin Britanik në Kosovë për ofrimin e kësaj mundësie për nxënësit dhe shkollat e Kosovës, dhe u shpreh se çdo sfidë kodimi është një mundësi e madhe për të mësuar se si kodimi me mikrobit dhe shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve mund të ndihmojnë dhe frymëzojnë nxënësit për gjetjen  e zgjidhjeve krijuese ndaj sfidave globale, të tillë tilla si ndryshimet klimatike.

Ministrja Nagavci vuri në pah edhe nevojën për të siguruar një qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në arsimin digjital për t’u siguruar të rinjve shkathtësitë digjitale që do t’i ndihmojnë ata për të konkurruar në tregun e punës.

Fituesit e tre vendeve të para të Sfidës së Kodimit 2021, në Kosovë u shpallën nga Angus Bjarnason, Drejtor i Këshillit Britanik në Kosovë, dhe Arlinda Gashi Bajgora, Menaxhere e Programit „Shkollat e Shekullit 21“ për Ballkanin Perëndimor.

Rreth programit “Shkollat e Shekullit 21”:

“Shkollat e Shekullit 21“ është programi më i madh i arsimit në Ballkanin Perëndimor, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i cili synon të mbështesë një milion nxënës të moshës 10 -15 vjeç në mbarë rajonin për të zhvilluar shkathtësitë e mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit.

Që nga fillimi i zbatimit të programit “Shkollat e Shekullit 21“ në Kosovë, janë shërbyer 605 shkolla fillore të mesme të ulëta, dhe janë trajnuar rreth 2,500 mësimdhënës mbi mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin, duke përkrahur kështu përmirësimin e arsimit në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta publike në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori