LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik vlerësohet si më i sigurti në historinë e turizmit shqiptar

Sezoni turistik vlerësohet si më i sigurti në historinë e turizmit shqiptar

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë një nga më të mirët për sa i përket sigurisë së pushuesve dhe parandalimit të zhurmave akustike, ku Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar ato.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri me dije gjatë një takimi për turizmin në Vlorë, se gjatë këtij sezoni turistik u angazhuan më shumë se 1 mijë forca policore, mjete shtesë në funksion të tyre si dhe posta policie, të cilat kanë qëndruar 24 në shërbim të pushuesve.


“Ne premtuam 3 muaj më parë në nisje të këtij sezoni se do të kishim një sezon me shumë qetësi dhe shumë rend, si dhe parandalimin e akteve kriminale. Padyshim besoj se me një organizim më të mirë policor dhe është fakt që në aktivizuam mbi 1000 trupa policore, mjete shtesë në dispozicion të tyre, duke ngritur një sërë stacionesh provizore policie, si në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalëzit, Ksamil etj., si dhe rritëm ndjeshëm shërbimet policore pa uniformë dhe shërbimet policore me mjete të lehta në territoret e plazhit. Si rrjedhojë ky ishte një sezon i sigurt dhe pa pasoja në zonat turistike si dhe me një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në territoret e plazheve”, – theksoi Xhafaj.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e aksidenteve të shkaktuar nga motorët e ujit, duke vendosur tabela informuese si dhe duke përcaktuar qartë vendin se ku motorët e ujit mund të qarkullojnë./ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori