Promovim, marketing më të mirë përgjatë gjithë vitit, por mbi të gjitha 365 masa në vit, që do të thotë nga një masë konkrete çdo ditë.
Ky është objektivi i Ministrisë së Turizmit për të arritur objektivin e 10 milionë turistëve përgjatë një viti në Shqipëri. Këtë deklarata ministri Blendi Klosi e bëri gjatë Konferencës Kombëtare të turizmit në Tiranë.
“Sfida jonë për të pasur 10 milionë turistë në vit, do të shtrihet në 365 ditë të vitit të ndërtuar në 365 masa konkrete”, nënvizoi Klosi.
“Objektivi është të shtojmë disa qindra mijëra vende pune, të rrisim investimet e huaja në sektor dhe të përmirësojmë imazhin e Shqipërisë. Duam shumë të forcojmë dhe rrisim cilësinë e shërbimit. Dhe këtë do ta bëjmë nëpërmjet formimit profesional. Do të synojmë tregun e Azisë dhe Amerikës”, theksoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.
Një nismë tjetër, e cila sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi do të sjellë rritje të të ardhurave në ekonomi, është njoftimi që në fillim të vitit i të gjitha festave të fshatrave në vend, në mënyrë që operatorët turistike të përgatiten dhe të sjellin sa më shumë turistë në çdo aktivitet.
“Këtë vit do t’i shpallim në fillim të vitit të gjitha festat, në mënyrë që të ketë më shumë biznes, më shumë ekonomi”, tha ai.
Më pas, ministri i Turizmit renditi disa statistika të së shkuarës dhe objektivave për të ardhmen në turizëm.
“Objektivi ynë është që këta 10 milionë turistë në vit në Shqipëri, ta arrijmë brenda vitit 2025. Duam të dyfishojmë numrin e turistëve, në vitin 2017 në Shqipëri erdhën 5 milionë turistë, 6 milionë në 2018, dhe presim 20 % më shumë në 2019”, tha Klosi.
Klosi deklaroi se vetëm në vitin 2018 turizmi i ka sjellë ekonomisë 2 miliardë euro të ardhura.
“Në 2018 nga turizmi janë llogaritur rreth 2 miliardë euro të ardhura në prodhimin e brendshëm bruto’’, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë