Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, duke komentuar zhvillimet aktuale dhe sfidat e fundit me të cilat përballen vendet e Evropës, siç është kriza me emigrantët ose BREXIT-i, i cili ka lëvizur një ortek të populizmit anti-evropian, thotë se krejt kjo të krijon përshtypjen sikur Evropa do të shndërrohet në një Ballkan, para se Ballkani të bëhet pjesë e Evropës [BE-së].
Serwer vlerëson se të gjitha shtetet e dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, kanë bërë progres të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2008, kur ndodhi kriza botërore ekonomike, e cila ka sjellë zhgënjim.
Sipas tij, kriza aktuale nëpër të cilën po kalon BE reflektohet edhe te vendet e Ballkanit, kështu që në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni erdhi te ngecje në zhvillim, ndërsa procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur, përcjell Telegrafi.
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” Serveri, siç shkruan Danas, tha se Rusia e përdori një situatë të tillë në mënyrë që të ngadalësonte ritmin e aderimit të vendeve të lartpërmendura të BE.
“Shtrohet pyetja nëse Perëndimi, i ndarë midis populistëve të krahut të djathtë, ka forcën për të përfunduar atë që ka filluar dhe t’i ndihmojë këto vende të anëtarësohen në BE, respektivisht në NATO. Mendoj se kjo është e mundshme, por është e nevojshme të tejkalohen dy pengesa. Pengesa e parë lidhet me emrin e Maqedonisë, edhe pse Shkupi dhe Athina janë në rrugë të mirë për ta zgjidhur këtë. E dyta është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Serwer në Beograd, me rastin e prezantimit të librit të tij, “Prej luftës drejt paqes: në Ballkan, Lindjen e afërt dhe Ukrainë” në Forumin për Marrëdhënie Etnike.
Sipas tij, Serbia tashmë ka hequr dorë nga ideja për të ruajtur sovranitetin mbi Kosovën, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, si dhe duke vënë në tryezë idenë e ndarjes përgjatë vijave etnike.
Serwer vuri në dukje se një ide e tillë konfirmon se Beogradi nuk ka më për qëllim të qeverisë ndonjëherë me Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre