Ndërsa zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë nuk pritet të nxjerrin një fitues të qartë dhe vendi është ende në pritje të rezultatit përfundimtar, një ekspert i çështjeve të Ballkanit thotë se negociatat mes koalicioneve të krijuara do të jenë jetike për formimin e një qeverie të re.
Daniel Serwer, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e sheh megjithatë me skepticizëm të ardhmen e dialogut me Serbinë, nëse qeverinë do ta kryesonte ish kreu i lëvizjes Vetvendosjes, Albin Kurti.
Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duket se lëvizja Vetvendosje do të dalë si partia me numrin më të madh të vendeve në parlament. Kandidati i saj për kryeministër Albin Kuti ka filluar të bëjë thirrje për koalicion me LDK-në për formimin e qevrisë së ardhshme. Por për një analist të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, perspektiva e një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti mund të sillte probleme kushtetuese.
“Kosova është demokraci. Kushdo që mund të sigurojë shumicën, mund të kryesojë qeverinë, nuk kam dyshim për këtë. Do të ishte megjithatë disi e çuditshme në një farë mënyre pasi Albini përfaqëson një levizje, që është kundër Kushtetutës. Ajo kërkon bashkimin me Shqipërinë, ose të paktën opsionin e bashkimit me Shqipërinë, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Serwer.
Një tjetër pikë e nxehtë, për qeverinë e re, do të ishte edhe çështja e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zoti Serwer thotë se megjithëse ka qënë skeptik për dialogun, ai ka provuar të ketë shërbyer për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe duhet vlerësuar si avantazh për Kosovën.
“Shumë do të varet nga karakteri i qeverisë në Kosovë pasi Vetvendosja është kundër dialogut ndërsa të tjerët janë në favor të tij dhe e kanë ndjekur atë me shumë sukses. Do të thosha diçka për dialogun. Edhe pse kam qënë skeptik për dialogun fillimisht, ai ka ndihmuar qartësisht në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe nga kjo pikëpamje e vlerësoj si një avantazh”, tha ai.
Megjithë prespektivën e zbehtë për një anëtarësim të afërt në Bashkimin Evropian, Serwer thotë se anëtarësimi në NATO duhet të jetë objektivi i ardhshëm i Kosovës.
“E gjitha do të varet në mundësinë e krijimit të ushtrisë. Do të shpresoja që Kosova të ketë një ushtri, një ushtri për të cilën Serbia dhe serbët të mos kenë shqetesime. Kjo do të ishte një ushtri që do të ishte më shumë e orientuar drejt dislokimeve ndërkombëtare sesa mbrojtjes territoriale. Dhe kjo është e mundur vetëm nëse ka bashkëveprim mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ky bashkëveprim nuk ekziston sot”.
Analisti thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Ai nuk pret që Shtetet e Bashkuara të kenë të njëjtën prani ushtarake 5 apo 10 vjet më vonë. Por Kosova dhe Shtetet e Bashkuara, thotë zoti Serwer, do të kenë gjithmonë një marrëdhënie të veçantë.
“Ne duam ta shohim Kosovën të zhvillohet ashtu si të gjitha vendet e tjera aleate në Evropë dhe kjo do të thotë të qendrojë me këmbet e veta, të ketë ekonominë e saj të begatë, dhe të hyjë në Nato dhe në Bashkimin Evropian”, tha Serwer. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak