LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Mendimi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë arsye të zhgënjehen me Kurtin, është qesharak

Serwer: Mendimi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë arsye të zhgënjehen me Kurtin, është qesharak

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka hedhur kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Në një shkrim në platformën sociale “X”, Vogel theksoi se SHBA-a dhe BE-ja, janë duke e fshehur nën qilim rastin “Banjska”, për të vazhduar biznesin si zakonisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


Këtë thotë Vogel e tregon ambasadori i BE-së në Kosovë.

“Nëse dikush kishte dyshime se SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta rrëshqitur Banjskën nën qilim dhe për të ndjekur biznesin si zakonisht me Vuçiqin, ja ambasadori i BE-së në Kosovë, përveçse e shpreh atë”, shkroi ai.

Paralajmërimi i inteligjencës amerikane për dhunë ndëretnike, Serwer: Serbia është agresori kryesor në veri, e dimë të gjithë
Lexo po ashtu Paralajmërimi i inteligjencës amerikane për dhunë ndëretnike, Serwer: Serbia është agresori kryesor në veri, e dimë të gjithë

Me këtë mendim është pajtuar edhe eksperti amerikan, Daniel Serwer.

Duke komentuar në postimin e ekspertit evropian, Vogel, ai tha se mendimi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë arsye të zhgënjehen me kryeministrin Kurti, por ai nuk ka arsye të zhgënjehet me ta, është qesharake.

Kjo pasi, sipas tij, tani më shumë se kurrë është koha për një ndryshim në negociatorët.

“Ekipi aktual nuk ka arritur të krijojë as besim të ndërsjellë elementar në Prishtinë”, shprehet Serwer.

Mbajtja në liri e kriminelit Milan Radoiçiq

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kërkojnë vazhdimisht që Radoiçiq dhe vetë shteti serb të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë “terrorist”.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Radoiçiq “është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi e nga Serbia”.

“Milan Radoiciq është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, ka deklaruar ai para kabinetit qeveritar.

Kurti më tej ka theksuar se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, “ani pse përfshirja e saj direkt është bërë e njohur publikisht e botërisht”.

Takimi me Escobarin, Kurti: Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë
Lexo po ashtu Takimi me Escobarin, Kurti: Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë

Beogradi zyrtar, në anën tjetër, e mohon përfshirjen në këtë sulm.

Bashkimi Evropian edhe pse ende nuk kanë dhënë ndonjë verdikt përfundimtar për sulmin, zëdhënësi Peter Stano, ka deklaruar se qëndrimi i BE-së për Banjskën mbetet i pandryshuar.

Ai shtoi se se janë duke pritur  raportin përfundimtar të hetimeve.

“Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar. Ne po presim një raport përfundimtar zyrtar të hetimeve dhe pastaj do të shohim se si ta trajtojmë përgjegjësinë,” shtoi ai, duke lënë të hapur pyetjen se çfarë ndikimi mund të kenë këto zhvillime në të ardhmen e dialogut dhe në përfshirjen e BE-së në stabilizimin e rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori