LAJMI I FUNDIT:

Servisimet e paautorizuara janë shumë të rrezikshme!

Servisimet e paautorizuara janë shumë të rrezikshme!

Konsulentët e servisit tek Auto Kaçandolli – shitës dhe servisues të autorizuar nga Daimler AG – kanë mbledhur ankesat e klientëve të tyre të rinj, të cilët prej serviseve jo të autorizuara kanë ardhur të rregullojnë veturat.

Nuk është çudi se për çka ata ankohen. U premtohet dhe paguajnë për pjesë origjinale, ndërsa në këmbim marrin pjesë joorigjinale. Shumë prej tyre tregojnë se pjesët nuk iu kanë ndërruar fare, apo pjesët janë vendosur të përdorura. Këto janë disa nga përvojat më të shpeshta të tyre me të cilat ata duhen të përballen dhe të gjejnë zgjidhje.


Klientëve veturat iu janë dorëzuar të ndyra dhe të ndotura me vajra dhe gjësende të tjera nga mekanikët.

Pas pranimit të veturës, klientët kanë vërejtur defekte të tjera shtesë të cilat janë shfaqur si pasojë e kryerjes së punës në mënyrë joprofesionale apo të trajnimit jo të duhur për veturat përkatëse.

Pastaj, me vendosjen e pjesëve joorigjinale vetura mund të jetë e pasigurt, pasi që këto pjesë nuk i janë nënshtruar testeve të cilësisë së prodhuesit sikurse ndodh me pjesët origjinale.

Kohë të gjatë të pritjes për ndërrimin e gomave ose rregullimin e pjesëve të vogla, të cilat nuk duhet të marrin shumë kohë. Shërbim dhe punë jo e duhur.

Cilat janë përfitimet që ofron servisi i licencuar:

Garantues për pjesët origjinale dhe shërbimin e kryer në veturën tuaj sipas standardeve të vendosura nga prodhuesi Mercedes-Benz, i cili është vlefshëm në gjithë botën për 2 vite (24 muaj).

Shërbim, punë të saktë dhe të duhur sipas standardeve të përcaktuara nga prodhuesi.

Defektet të cilat vërehen gjatë servisimit, klientët lajmërohen për ato dhe konsultohen për më tutje.

Stafi i trajnuar dhe i certifikuar nga prodhuesi Mercedes-Benz për servisimin e veturave.

Vetura dorëzohet e larë dhe e pastër, merren masat mbrojtëse ndaj gërvishtjeve dhe ndotjes.

Kohë e shkurtër e pritjes për punët të cilat janë të shpejta dhe të lehta.

Në raste të rënda, atëherë merret konsultimi për riparimin e veturës nga prodhuesi.

Qasja në të gjitha programet ekzistuese të Mercedes-Benz për të lehtësuar punën e serviserëve në mënyrë që klienti të jetë sa më i kënaqur nga shërbimet e ofruara.

Regjistrimin online të veturës në databazën e prodhuesit (Digital Service Booklet), në të cilën regjistrohen informatat komplet të veturës për gjendjen, kilometrat, pjesët e ndërruara, dhe servisi i veturës.

Mënyra më e sigurt për ruajtjen e vlerës së veturës suaj – shitës dhe servisi i autorizuar nga Daimler AG – Auto Kaçandolli.

Nr. Tel : +381 (0) 38 601 600, +377 45 131 132