Sërish telashe me stadiumin, Barcelona vendos një datë të re se kur do të rikthehen në “Camp Nou”

Kthimi i shumëpritur i Barcelonës në "Spotify Camp Nou" mund të përballet me vonesa të mëtejshme, me përballjen e nëntorit kundër Athletic Bilbaos që tani po shihet si data më e mundshme për rikthimin në shtëpi.
Megjithëse po afrohet miratimi për hapjen e stadiumit në fillim të tetorit, klubi po merr në konsideratë faktorë financiarë, logjistikë dhe sportivë që mund të shtyjnë skuadrën e Flick-ut të qëndrojë pak më gjatë në Montjuic.
Barça po konsideron shtyrjen e rikthimit të saj në “Camp Nou” e rinovuar, edhe pse Licenca e Parë e Përdorimit pritet të jepet në javët në vijim, sipas mediumit spanjoll Sport.
Ndërsa klubi në mënyrë teknike mund të rihapë stadiumin në mes të tetorit për ndeshjen kundër Gironas në La Liga, po rritet mbështetja për të pritur deri në nëntor, kur do të jenë në dispozicion më shumë vende dhe të ardhurat do të jenë më të larta.

Ndeshja më 23 nëntor kundër Athletic Bilbaos konsiderohet si data më e mundshme për rikthimin e Barcelonës në stadiumin e tyre ikonë pas rikonstruksionit.
Takimi me Athletic, i planifikuar për më 22 nëntor pas pauzës ndërkombëtare, është bërë një objektiv simbolik për rikthimin.
Derisa atëherë, Barcelona shpreson të ketë përfunduar fazën 1B, që do të lejojë pothuajse dyfishin e kapacitetit të tetorit dhe potencialisht të arrijë në 62,000 vende nëse miratimi i fazës 1C sigurohet në kohë.
Drejtorët e klubit e shohin këtë ndeshje si një balancë të përshtatshme midis kërkesës së tifozëve, logjikës financiare dhe vazhdimësisë së punimeve./Telegrafi/




















































