Zvicra ka shënuar fitore ndaj Serbisë me rezultat 3-2 për të kaluar tutje në mesin e 16-të më të mirave të botës.
Protagonistë absolutë dyshja shqiptare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy futbollistët më të urryer në Serbi.
Kur u hodh shorti, dhe sërish ishin në grup Zvicra me Serbinë, na u rikthye në mendime ndeshja para katër vitesh, kur Xhaka dhe Shaqirin kishin shënuar, ndërsa Zvicra kishte kaluar tutje me rezultat 2-1.
Para asaj ndeshjeje, por edhe kësaj të fundit, mediat serbe plasonin trillime për dyshen Xhaka e Shaqiri edhe pse në atë kohë për Zvicrën luanin edhe Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.
Kujtimet e të shkuarës nuk ishin harruar, ndërsa pasi që këto dy përfaqësuese sërish ishin në të njëjtin grup, u bë një takim mes drejtuesve të federatave zvicerane dhe asaj serbe, ku iu kërkua lojtarëve shqiptarë të mos festonin me shqiponjë.
Gjatë gjithë kohës para botërorit, por edhe pas fillimit, kishte shumë lajme dhe pikëpyetje lidhur me ndeshjen mes dy rivalëve, e veçmas si do të sillen dy futbollistët shqiptarë Xhaka e Shaqiri. Nuk shkoi dhe shumë dhe erdhi edhe dita e ndeshjes.
Si të fillonte ndryshe, pos me një gol të Xherdanit të Kosovës, i cili godet bukur dhe feston para tifozëve serbë që ishin pas portës, duke ua treguar emrin, një emër që nuk e kishin harruar, por u kujdes që ta kenë për gjithmonë në mendje.
Loja vazhdoi, ku në mesin e fushës, dominonte një emër, ai ishte Granit Xhaka, që fitonte duele, luftonte për çdo top dhe në fund u shpall lojtar i ndeshjes.
Shaqiri që nuk ishte 100 për qind, dhe vinte pas një lëndimi, u largua në mesin e pjesës së dytë, i nervozuar që nuk mundi të luante më shumë.
Graniti vazhdoi luftën, deri në sekondën e fundit, për të fituar edhe duele, lufta verbale dhe sportive me lojtarët kundërshtarë, për të festuar në fund.
Një fitore e madhe dhe një natën e madhe për shqiptarët, që festuan kudo.
Në fund në festë ishte edhe i riu Ardon Jashari, i cili ia dha fanellën Xhakës për festën e fundit, një festë me një emër që është simbol për vendin tonë, një fitore që iu dedikohet edhe asaj familje dhe kudo që ka shqiptarë.
Shqipet pasi fluturuan në Rusi para katër vitesh, sot e kishin radhën edhe në Katar.
View this post on Instagram
Historia e njëjtë, personazhet e njëjta, fituesit e njëjtë, humbësit e njëjtë. Kjo histori do të vazhdojë edhe për shumë kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë