Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sërish ka pasur përplasje mes kryetares së KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarit të LVV-së në këtë komision Sami Kurteshi.
Deri te përplasja erdhi pasi që Kurteshi kërkoi që data 13 shkurt të jetë afati i fundit për pranimin e votave nga diaspora.
“Po kërkoj që data 13 shkurt ora 19:00 të caktohet si momenti i fundit ku pranohet posta nga mërgata”, ka thënë Kurteshi.
Pas kësaj ka reaguar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se është aprovuar një plan operacional dhe se në bazë të kësaj data e fundit për pranimin e votave nga diaspora është 12 shkurti.
“E kemi aprovuar një plan operacional, dhe si i tillë është paraparë që data e fundit kur mund të pranohen pakot nga mërgata janë 12 shkurti, 24 orë para zgjedhjeve. Kush mendon që ua kemi shkel të drejtën për të votuar mund të ankohen në PZAP”, ka thënë Daka.
Pas kësaj ka reaguar sërish Kurteshi e cili e quajti këtë si “ramje nën brezë”.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dakës, e cila tha se që tri javë është ajo personi që ka marrë ramje nën brezë.
“Unë jam tu marr ramje nën brezë që tri javë. Që tri javë rresht jam emri jem nuk zbret nga faqet e mediave. Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, tha Daka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?