Sërish ndryshime ligjore, do të ketë rritje të pagave për disa zyrtarë
Nga 1.260 të zgjedhur dhe të emëruar, të cilët marrin paga të majme nga taksapaguesit, vetëm 1.060 do të përfshihen në ndryshimet e 6 ligjeve për pagat e zyrtarëve, që janë për miratim në procedurë të shpejtë në Kuvend, shkruan Alsat.
Përkatësisht 200 drejtorë të emëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria do të mbeten në vullnetin e ekzekutivit nëse do të merret vendim për uljen e koeficientit të pagave të tyre për mos të pasur rritje shtesë nga rrogat e marsit.
Por, për 200 drejtorët tani ka edhe një pengesë nga Kodi Zgjedhor.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se do të konsultohen me KSHZ-në dhe Komisionin anti-korrupsion para se ta hedhin në seancë qeveritare vendimin për miratim. “Mesazhi im te të gjithë drejtorët do të jetë, që sipas kompetencave të tyre përmes bordeve drejtuese, nëse Qeveria nuk është në mundësi të marr vendim për shkak të Nenit 8-a të Kodit Zgjedhor, ata vetë ta vendosin. Bëhet fjalë për gjithë ata drejtor të emëruar nga Qeveria, jashtë agjencive rregullatore që emërohen nga Kuvend, të gjitha drejtori të tjera, agjenci, ndërmarrje publike që marrin vlerën e koeficientit të pagave”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomik.
Sipas propozimit për ndryshimin e Ligjit të deputetëve, në nenin 29 – paragrafi 2, koeficienti i pagave të deputetëve është nga 3,04-3,92 kurse ishte 3,05-4,1. Ligji për pagat dhe mëditjet e tjera parasheh që për shembull koeficienti i pagës së presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit nga 4,50 ndryshohet në 3,92.
Kjo është bërë me qëllim që të mos ketë rritje drastike të pagave, por akoma nuk është bërë e ditur sa do të jetë saktë korrigjimi i pagave.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e VMRO DPMNE-së Gjoko Velkovski, tha se kjo zgjidhje e shpejtë nuk është e mirë në planin afatgjatë, por bëhet për të ulur revoltën qytetare. “Është bërë shkelje me mos harmonizimin e pagave që duhet të bëhej më herët se të rriteshin pagat 78% kështu që zgjidhjet ‘ad hoc’ sjellin vetëm probleme siç ndodhi para një viti. Tani me ngrirjen e rritjes së pagave të funksionarëve, si zgjidhje tjetër ‘ad hoc’ do të shkaktoj pakënaqësi te qytetarët dhe përqindja e rritjes së pagave të funksionarëve të jetë në nivel e mëparshëm dhe reagimet e qytetarëve janë me vend”, u shpreh Gjoko Velkovski, Ministër i punës dhe politikës sociale.
Nisma për ndryshime të 6 ligjeve që rregullojnë pagat e funksionarëve të shtetit u parashtrua në Kuvend nga grupi deputetëve të LSDM-së, pasi që ata nuk patën mbështetjen e partnerit të tyre qeveritar të BDI në Qeveri.
Në seancë plenare votohet nevoja për ndryshimin e këtyre 6 ligjeve, të cilat nëse nuk kalojnë funksionarët e shtetit do të marrin rritje prej 300-500 euro në bazë të pozicioneve të tyre në punë. Por, ulja e pagave prej 78% as që bëhet fjalë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë