LAJMI I FUNDIT:

Sërish luftime në Nagorno Karabak

Sërish luftime në Nagorno Karabak

Ushtria ruse të shtunën raportoi një shkelje të armëpushimit që i dha fund konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

“Një rast i shkeljes së armëpushimit u raportua më 11 dhjetor në rrethin Hadrut”, tha një deklaratë nga ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka vendosur paqeruajtës në rajon.

Ushtria armene njoftoi se dy fshatra që janë nën kontrollin e Karabakut janë sulmuar nga ana e Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ishin marrë “kundërmasa të duhura” kundër “provokimeve” nga pala tjetër, por shtoi se armëpushimi “aktualisht po respektohej”.


Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse ruse konfirmoi “shkëmbimin e zjarrit me armë automatike”, duke i thënë agjencisë Ria Novosti se kërkesat për të respektuar armëpushimin u ishin dërguar të dyja palëve.

Më herët gjatë ditës, forcat e Karabakut njoftuan se tre luftëtarë të tyre ishin plagosur në një sulm nga forcat Azerbajxhanase.

Gjashtë javë luftime në Nagorno Karabak, të cilat lanë mijëra të vdekur në të dy palët, përfunduan me një shkatërrim për ushtrinë armene.

Marrëveshja e armëpushimit sponsorizuar nga Moska, në nëntor, i dha Azerbajxhanit fitimet territoriale dhe lejoi që rreth 2.000 paqeruajtës rusë të vendosen në rajon.

Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenet etnikë përbënin pjesën më të madhe të popullsisë atje dhe refuzonin rregullin azerbajxhanas.

Ata kanë udhëhequr çështjet e tyre vetë, me mbështetje të Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit dhe civilët etnikë të këtij shteti janë larguar nga rajoni, në luftën që ka përfunduar me armëpushim më 1994. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori