LAJMI I FUNDIT:

Sërish divorcoheni? Mbase e keni ‘gjenin e divorcit’ të shkruar në ADN

Sërish divorcoheni? Mbase e keni ‘gjenin e divorcit’ të shkruar në ADN

Çfarë thotë shkenca për ‘gjenin e divorcit’ dhe përse disa çifte ndahen ‘papritmas’?

ADN-ja jonë ka rol të madh në atë se si grindemi. Nëse lidhja është plot grindje dhe martesës i vjen fundi, bashkëshortët do të mund të pyesnin çfarë shkoi keq…

Hulumtimet kanë treguar që te gratë të cilat e kanë këtë “gjen divorci’, i cili ndikon në oksitocinë, ekziston 50 për qind probabiliteti që do të konstatojnë që nuk janë të lumtura me jetën bashkëshortore ose së paku që janë afër divorcit.

Ekziston dyshimi që për shkak të këtij gjeni nuk mund të lidhen normalisht me partnerin, transmeton Telegrafi.

Gjeni gjithashtu vendos a do t’i jetë besnik burri bashkëshortes së tij

Çuditërisht, nuk është vetëm edukata apo karakteri i burrit ajo që vendos a do t’i jetë besnik së njëjtës bashkëshorte.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ekziston një gjen i veçantë i cili ka të bëjë me besnikërinë. Mu si edhe gratë, edhe meshkujt e kanë hormonin e tyre i cili ka të bëjë me lidhjen dhe besnikërinë. Quhet vazopresinë dhe disa meshkuj kanë një mutacion në një gjen të lidhur.

Nëse një burrë ka këtë mutacion gjenetik, ai ka më pak gjasa të jetë monogam dhe rrezikon të jetë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij.

Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasa të divorcohen nga bashkëshortet e tyre në krahasim me fëmijët e rritur në familje me dy prindër. Dhe studimet sugjerojnë se faji mund të mos jetë edukimi, por faktorët gjenetikë.

U kryen një hulumtim që përfshinte fëmijë që u birësuan në një familje dhe që u rritën me prindërit e tyre birësues. Ka rezultuar se fëmijët kanë trashëguar prirjen drejt divorcit nga prindërit e tyre biologjikë, jo nga prindërit birësues me të cilët kanë jetuar dhe që kanë ndikuar në edukimin dhe edukimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori