Seria A nuk do të rifillojë deri më 3 maj për shkak të pandemisë coronavirus, mes pretendimeve, se do të përdoret koha e fituar nga anulimi i Euro 2020 për të përfunduar sezonin.

Burime të shumta të mediave, përfshirë gazetën L'Equipe, sugjeruan sot që UEFA do të shtynte në mënyrë të pashmangshme Kampionatin Evropian, i cili duhej të fillonte në 12 qershor.


Ndeshja hapëse do të ishte në Romë midis Italisë dhe Turqisë.

Ndërsa gjithnjë e më shumë vende kalojnë në pengesë, duke pezulluar ligat e tyre të brendshme, UEFA është nën presion të madh për të shtyrë turneun në verën e ardhshme.

Kjo do t'i jepte kampionateve si Serie A, La Liga, Bundesliga dhe të tjerëve kohën e nevojshme për të kompletuar listën e ndeshjeve që hyn në qershor.

Serie A u pezullua deri më 3 prill, por kjo ishte vetëm një datë fillestare nga qeveria e vendin dhe nëse nuk ka përmirësime do të shtyhet ende.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, ndeshjet e futbollit italian nuk do të rifillojnë deri më së afërmi 3 maj.

Ata do të duhet të përfundojnë sezonin deri më 30 qershor, pasi kjo është data kur skadojnë kontratat e lojtarëve dhe trajnerëve.

Asnjë nga skuadrat e Serie A ose B nuk duket e gatshme të pranojë propozimet e paraqitura nga FIGC, të cilat përfshijnë play-off për Scudetto dhe rënie/inkuadrim në ligë me pozitat aktual në tabelë. /Telegrafi/

telegrafi sport app