LAJMI I FUNDIT:

Seria 8500 nga Philips në një nivel tjetër

Seria 8500 nga Philips në një nivel tjetër

Modelet e serisë 8 janë modelet më të shitura nga brendi Philips në vitin 2021. Në këtë seri Philips ka integruar funksionet Premium “The One to Watch”.

Këto modele kanë rezolucion 4K, HDR10+, sistemin më të famshëm operativ Android dhe shumë aplikacione të ndryshme. Ai mbështet praktikisht të gjitha formatet e videos, tingullin Dolby Atmos 3D CINEMA dhe natyrisht Ambilight 3-anësor që ua kthen dhomën tuaj në një sall kinemaje të mahnitshme. Video procesori i quajtur i Philips P5 Engine është i fuqishëm i cili përdoret edhe tek modelet OLED. Ky procesor ka marr shumë çmime ndërkombëtare si video procesori më i mirë. Është shumë i avancuar dhe i fuqishëm në përpunimin e imazhit.

Veçori të shumta me përdorim të lehtë

Philips “The One to Watch” vjen me sistemin operativ Android të licencuar i cili është dizajnuar në mënyrën më të mire që klienti ta ketë shumë të lehtë përdorimin e tij. Kjo veçori i jep një përparësi të madhe në krahasim me sistemet operative të ofruara nga brendet tjera. Philips po ashtu ofron një telekomandë shumë praktike për përdorim ku në të janë vendosur butona për qasje të shpejtë dhe direkte në aplikacionet më të njohura TV Show Netflix dhe Rakuten, si dhe ka një mikrofon të integruar për komunikuar përmes zërit me aplikacionin Google Assistant.

Sistemi Ambilight3

Po sikur të mos shikoje vetëm në Televizor? Me një TV Philips Ambilight dritat inteligjente LED hedhin ngjyrat që shfaqen në ekran në mure dhe në dhomë në kohë reale. Ekrani juaj do të duket më i madh, në çdo moment do të ndihet më afër dhe muzika merr një shfaqje të lehtë.Po ashtu TV-në tuaj mund ta sinkronizoni edhe me ndriçim të dhomës. ku në momentin që shfaqen ngjyrat nga TV në mur njëkohësisht ndryshojnë edhe dritat e dhomës duke ju përshtatur TV-së tuaj . Teknologjia Ambilight ofrohet ekskluzivisht vetëm nga Philips.

Kualiteti i paraqitjes në ekran

Gjëja e parë që bie në sy tek “The One to Watch” është një mprehtësi mbresëlënëse e imazhit e cila me të vërtetë sjell detaje High Definition si dhe imazhe me rezolucion 4K. Ekrani Philips “The One to Watch” gjithashtu përmban kontrast dhe detaje dukshëm më të mira sesa sfiduesit nga LG dhe Sony, si dhe ngjyra me më shumë nuanca dhe dritë.
Një spektër i gjerë me ngjyra dhe kënd i gjerë i shikimit lejon TV të ruaj uniformitet të mirë si nga pjesa e përparme ashtu edhe nga anash. Ekrani Philips “The One to Watch” gjithashtu përmban lëvizje mbresëlënëse të qetë dhe pa probleme.

Shumica e shfaqjeve argëtuese televizive në ditët e sotme shfaqen në platforma streaming si Netflix dhe Amazon, këtu Philips përfiton nga formatet më të përparuara dinamike HDR.
Tabela e një Kuzhinieri në cilësinë e Dolby Vision duket vërtet e bukur, plot nuanca dhe detaje që konkurrentet nuk arrijnë t’i japin me sukses.

Vlen të theksohet se ky televizor mjaft cilësor jepet nga Aztech në lojën e madhe shpërblyese të Telegrafi për Euro 2020, për ta blerë edhe ju një të tillë vizito ueb faqen e Aztech.

Artikull i sponzorizuar