Mund të cilësohet edhe “strehë” për kriminelët e kërkuar nga Serbia.
Katër shtetas serbë, me fletarrestim nga agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, janë arrestuar këtë vit në Kosovë – i fundit më 30 tetor.
Por, dy prej tyre tashmë janë liruar, pasi kanë kaluar periudhën prej 40 ditësh në paraburgim – aq sa e parasheh Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar i Kosovës – dhe Kosova nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Serbia për ekstradimin e tyre.
Dy vendet kanë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj lë për të dëshiruar.
I dënuar, por i lirë
J.P., i kërkuar dhe i dënuar në Serbi për korrupsion, është kapur nga autoritetet e Kosovës muaj më parë, në bazë të një fletarrestimi të Interpolit.
Ligji për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale thotë se në çdo rast kur Kosova arreston një shtetas të huaj në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, atij i caktohet masa e paraburgimit prej 40 ditësh në pritje të kërkesës formale për ekstradim nga shteti që e ka lëshuar fletarrestimin ndërkombëtar.
J.P. nga Novi Sadi – identitetin e të cilit Radio Evropa e Lirë e ka të plotë – është liruar pas 40 ditësh, pasi shteti serb nuk ka shfaqur interesim për pranimin e tij, edhe pse është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për rastin e tij.
“Pala serbe nuk do të bashkëpunojë as për personat që i ka shpallur vetë në kërkim”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, Gazmend Çitaku.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitorin punën e gjykatave në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë se nëse shteti kërkues – në këtë rast Serbia – nuk paraqet kërkesë zyrtare për ekstradim brenda 40 ditësh, “autoritetet gjyqësore në Kosovë nuk kanë rrugë tjetër veçse ta lirojnë të kërkuarin”.
REL-i ka pyetur edhe Policinë e Serbisë, edhe Ministrinë e Drejtësisë atje se përse nuk i pranon personat e kërkuar që arrestohen në Kosovë, por prej asnjërit institucion nuk ka marrë përgjigje.
Sipas të dhënave që ka siguruar REL-i nga Policia e Kosovës, deri më tash këtë vit janë arrestuar katër shtetas të Serbisë me fletarrestim ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar është arrestuar një.
Nuk ka vullnet politik
Njohës të çështjeve gjyqësore thonë se epilogu i këtyre procedurave, zakonisht, ndikohet nga vullneti politik i një vendi, i shprehur nëpërmjet institucioneve të tij.
“E, kur jemi te vullneti politik, dihet se në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ai mungon”, thotë Hamdi Ibrahimi, ish-kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, sipas detyrës zyrtare, e liron personin, nëse kërkesa për ekstradim nuk është pranuar nga gjykata brenda dyzet ditësh nga dita e arrestimit. Por, lirimi nuk e përjashton mundësinë e arrestimit të sërishëm dhe ekstradimin e tij apo të saj, nëse kërkesa për ekstradim pranohet më pas”, shpjegon Ibrahimi.
Si vepron Kosova?
Meqë nuk është anëtare, Kosova në Interpol përfaqësohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK.
Por, në pyetjet e REL-it në lidhje me të arrestuarit serbë në Kosovë, për të cilët Serbia nuk parashtron kërkesë ekstradimi, UNMIK-u tha se që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ky mision nuk ka asnjë rol në këto çështje.
Me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike është e paraparë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Sipas marrëveshjes, Kosova e bën fillimisht kërkesën në Zyrën e BE-së në Kosovë, nga ku kalon te Zyra e BE-së në Serbi dhe prej aty te Ministria e Drejtësisë e Serbisë. Përgjigjja, po ashtu, shkon në këtë formë.
Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë se, përmes Zyrës së BE-së, i kanë njoftuar autoritetet serbe për të katër shtetasit serbë të arrestuar këtë vit në Kosovë, por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ngjashëm konfirmon edhe Zyra e BE-së në Prishtinë.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, sipas saj, “nuk ka pasur as kërkesa, as përgjigje të shkëmbyera nga autoritetet serbe”.
“…në anën tjetër, autoritetet gjyqësore të Kosovës, në vazhdimësi dhe pa asnjë ndërprerje, i kanë përcjellë lëndët përmes përfaqësuesit special të BE-së tek autoritetet e Serbisë”, tha Zyra e BE-së në një deklaratë me shkrim dërguar REL-it.
Nëse asgjë nuk ndryshon, gjasat janë që edhe serbi I.T., i arrestuar në Kosovë më 10 tetor në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lirohet pasi ta përfundojë masën e paraburgimit prej 40 ditësh.
Avokatja e tij, Fehmie Gashi Bytyqi, e caktuar nga Oda e Avokatëve e Kosovës, thotë për REL-in se nga Interpoli ka vetëm fletarrestim për klientin e saj dhe jo dosje se për çfarë kërkohet.
Ajo thotë se ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë në Kosovë që I.T. të mos ekstradohet në Serbi derisa të kryhen procedurat gjyqësore.
A është zbatuar ndonjëherë Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike?
Sipas IKD-së, Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike me Serbinë është zbatuar kryesisht në raste civile.
Serbia nuk ka bashkëpunuar në asnjë rast që lidhet me krime lufte ose që përfshin individë të profilit të lartë, thotë IKD.
Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Prishtinë i ka ofruar REL-it të dhëna nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti, sipas të cilave, Kosova ka bërë 1.460 kërkesa në Serbi për lëndë të ndryshme gjyqësore, ndërsa përgjigje ka marrë në 415 prej tyre.
Serbia, gjatë periudhës së njëjtë kohore, i ka dorëzuar Kosovës 596 kërkesa, ndërsa përgjigje ka marrë për 1.050, pasi shumë prej tyre kanë përfshirë përgjigje në kërkesat e bëra para vitit 2020.
Aktualisht, Kosova është duke bërë thirrje që Serbia t’i dorëzojë pjesëmarrësit në sulmin vdekjeprurës në Banjskë të Zveçanit, që besohet se gjenden atje.
Se si do të jetë epilogu i tyre, tash për tash është e paqartë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët