LAJMI I FUNDIT:

“Serbia kishte lidhje me sulmin terrorist në Banjskë”, deputetë e analistë perëndimorë e komentojnë deklaratën e Escobarit

“Serbia kishte lidhje me sulmin terrorist në Banjskë”, deputetë e analistë perëndimorë e komentojnë deklaratën e Escobarit

Deklarata e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Serbia ka pasur lidhje me sulmin e grupit të Milan Radoiçiqit më 24 shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, ka nxitur reagimet e disa deputetëve gjermanë dhe analistëve perëndimorë.

Emisari amerikan Escobar ka thënë të premten se SHBA mendon se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, “por ne po e hetojmë atë plotësisht. Por, për sa i përket krimit që është kryer, mendoj se hetimi është bërë me kompetencë nga Policia e Kosovës”.


“Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, ka theksuar Escobar në një intervistë për REL.

Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, austriaku Gerald Knaus, duke komentuar deklaratën e Escobar, tha se paramilitarët që synojnë të vrasin nuk duhet të gëzojnë imunitetin e asnjë shteti anëtarë të Këshillit të Evropës.

Escobar: Mendojmë se Serbia ka pasur disa lidhje me sulmin në Banjskë
Lexo po ashtu Escobar: Mendojmë se Serbia ka pasur disa lidhje me sulmin në Banjskë

“Kjo është një çështje e madhe e shtetit ligjor. Paraushtarakët që synojnë të vrasin nuk duhet të gëzojnë imunitet të asnjë shteti anëtar të Këshillit të Evropës. Pasi kjo do t’i inkurajonte ata ta bënin përsëri”, ka shkruar Knaus, në një postim në rrjetin social X.

Ndërkohë deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka cituar deklaratën e emisarit amerikan Gabriel Escobar, që ka të bëjë me përgjegjësinë e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë

“Escobar konfirmon ‘disa lidhje financiare dhe organizative’ midis shtetit serb dhe sulmeve në Banjskë. Për masat kundër Republikës së Serbisë (thotë) ‘Nuk mund të komentoj për këtë tani’. I pyetur sa kohë do të prisni që Republika e Serbisë të arrestojë Radoiçiqin? ‘Më lejoni të komentoj për këtë më vonë’”, ka shkruar Butikofer në rrjetin social X.

Edhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan.

“U deshën 6 muaj, por më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Serwer, duke iu referuar deklaratës së Escobar, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara në një raport të publikuar të hënën, ka paralajmëruar se mund të ketë një kërcënim në Ballkanin Perëndimor – pra rajoni mund të jetë epiqendër e dhunës ndëretnike.

Raporti i referohet ngjarjeve të fundit, si sulmi i armatosur në Banjskë ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku, dhe tensionet e muajit maj 2023, ku përleshjet mes KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës lanë të plagosur dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori