LAJMI I FUNDIT:

Serbia ia ndalon hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Milatoviq: Ajo nuk paraqet kërcënim për sigurinë

Serbia ia ndalon hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Milatoviq: Ajo nuk paraqet kërcënim për sigurinë

Serbia njofton se ia ka ndaluar hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Jovana Maroviq.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti malazez Jakov Milatoviq, duke thënë se Maroviq nuk paraqet kërcënim për sigurinë.


“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, thuhet në reagimin e Milatoviqit në rrjetin social X.

Për një kohë të gjatë, Maroviq ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht, në të cilat ajo është sulmuar brutalisht nga këto medie.

Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviq.

Maroviq dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori