LAJMI I FUNDIT:

Serbia, e kapur mes Evropës dhe Rusisë – mund të lëvizë një hap më afër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Serbia, e kapur mes Evropës dhe Rusisë – mund të lëvizë një hap më afër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Aleati ballkanik i Rusisë, Serbia po përballet me presion në rritje nga perëndimi për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, dhe paralajmërimet për çdo refuzim të një marrëveshjeje të propozuar të pajtimit nga Bashkimi Evropian mund të rrezikojnë rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në këtë institucion, shkruan Fox News transmeton Telegrafi.

Sipas këtij mediumi amerikan, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të iniciojë një fushatë publike për benifitet që mund të ketë pajtimi me Kosovën.


Diplomatët e Bashkimit Evropian (BE) dhe SHBA-ve kanë ushtruar presion kohët e fundit, duke lëshuar paralajmërime se Beogradi duhet të pranojë planin e avancuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Plani i sponsorizuar nga BE-ja, i raportuar fillimisht nga mediat serbe, nuk kërkon që Serbia ta njohë plotësisht Kosovën si një komb të pavarur. Në vend të kësaj, Serbia duhet të ndalojë bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si Këshilli i Evropës apo NATO.

Mospërputhja e vazhdueshme e Serbisë do të kërcënonte shpresat e Serbisë për t’u bashkuar me BE-në, dhe për të marrë sasi më të mëdha të investimeve perëndimore, shkruan FOX News.

“Propozimi i BE-së iu dorëzua palëve si bazë për të punuar, në mënyrë që të arrihet përparim në çuarjen përpara të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të na largojë nga menaxhimi i përhershëm i krizës siç e kemi parë që nga vera e kaluar me incidente, përshkallëzime dhe konfrontime, drejt një procesi më të qëndrueshëm normalizimi”, tha për Fox News Digital, Peter Stano, zëdhënës  i BE-së.

Megjithatë, propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe politika e saj e gjatë për të mos komentuar rrjedhjet e supozuara ose raportet e medias që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin, shtoi Stano.

SHBA është plotësisht në koordinim me propozimin e BE-së.

“Propozimi ofron mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë në rrugët e tyre në BE dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë takimeve të fundit në Prishtinë dhe Beograd, ne ritheksuam urgjencën e përparimit të shpejtë për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe për ta ngritur dialogun mbi ciklin e vazhdueshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Fox News Digital, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht lajmeve pozitive, zyrtarët perëndimorë kanë frikë se Rusia, e preokupuar me pushtimin e Ukrainës, mund të përdorë mundësinë për të shuar çdo plan dhe ndërhyrje në një rajon, ku Moska ushtron ndikim të rëndësishëm kulturor dhe politik.

Rusia përdor fuqinë e saj, në mbështetje të aleatëve të saj të krishterë sllave dhe ortodokse në Serbi.

Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta mbajë rajonin e Ballkanit të ndarë, dhe ta pengojë atë të integrohet në institucione të tilla si NATO dhe BE.

Moska mbështet zyrtarët anti- perëndimorë dhe shpesh të korruptuar në Serbi dhe në të gjithë Ballkanin, të cilët pengojnë masat e qeverisjes së mirë që duhet të zbatohen për t’u bashkuar me BE, shkruan Foxnews transmeton Telegrafi.

Shkrimi nga Fox News në origjinal.

Në dispozicion të saj, Rusia përdor burimet e saj energjetike dhe rrjetet e gjera të inteligjencës në rajon për të nxitur propagandën, kryerjen e spiunazhit kibernetik dhe financimin e partive politike.

Beogradi gjithashtu importon gati një të katërtën e naftës nga Rusia dhe nënshkroi një marrëveshje tre vjeçare gazi me Rusinë, duke shpërfillur kërkesën e BE-së varësia me energji nga Rusia.

Ndërsa Evropa ka treguar unitet të jashtëzakonshëm si në mbështetjen politike ashtu edhe në atë materiale të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë, Serbia ka qenë ne anën e kundërt me solidaritetin evropian dhe madje ka rritur bashkëpunimin me Rusinë.

Moska dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje në tetor 2022, për t’u konsultuar për çështjet e politikës së jashtme.

Edhe pse BE-ja është donatori më i madh i Serbisë, Rusia përdor ndikimin e saj për të fituar favorin e aktorëve politikë, figurave mediatike dhe qytetarëve në Serbi me të njëjtin mendim, për të promovuar qëndrimin e saj anti- perëndimor dhe anti-SHBA.

Shoqëria serbe është gjithashtu pjesërisht e pranueshme ndaj narrativave ruse, veçanërisht për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Një sondazh i kryer në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, tregoi se shumica e serbëve fajësuan SHBA-në dhe NATO-n për luftën dhe jo Rusinë.

“Kjo mbështetje është, të paktën pjesërisht, e shkaktuar nga qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës, por edhe nga zhgënjimi i përgjithshëm në Perëndim – i ilustruar nga një numër në rënie i njerëzve që besojnë se Serbia duhet të anëtarësohet në BE”, tha për Fox New Digital, Helena Ivanov, bashkëpunëtore në institutin “Henry Jackson”.

Bashkimi Evropian dhe NATO do të donin të shihnin një zgjidhje për konfliktin, por presidenti Vuçiq është një figurë enigmatike që i pëlqen të luajë me të dyja anët.

Ndërsa Serbia është një kandidate për BE, Vuçiq flet rregullisht për lidhjet e Serbisë me Rusinë, dhe lidhjen e tij personale me Putinin për qëllime politike të brendshme.

Ashtu si Putini, Vuçiq shpesh thirret në traumën e viteve të 90-ta për të përforcuar një narrativë ankesash, Serbia ishte viktimë e perëndimit.

Putin dhe Vuçiqi gjatë një takimi të tyre

Lufta e Rusisë në Ukrainë, ndërsa forcon unitetin evropian të paparë që nga ditët e Luftës së Ftohtë, ka përmbysur përpjekjen pragmatike të Vuçiqit për të luajtur kundër të dyja palëve.

Serbia iu bashkua rezolutës së OKB-së që dënonte pushtimin rus të Ukrainës, referendumet që aneksonin territorin në rajonin lindor të Donbasit.

Edhe pse Vuçiq është zhvendosur kundër Rusisë në disa mënyra, Serbia është ende një nga vendet e pakta që hezitoi t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, ndërkohë që pothuajse të gjitha shtetet në Evropë kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse, Serbia e ka mbajtur hapësirën e tyre ajrore të hapur. Duke e komplikuar më tej aktin balancues në të cilin gjendet Vuçiq, ushtria serbe stërvitet me NATO-n dhe Rusinë.

“Deri më tani, presidenti Vuçiq e ka mbajtur me sukses këtë akt balancues, megjithatë, hapësira për këtë akt balancues vazhdon të ngushtohet pasi përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin”, tha Ivanov.

Mosmarrëveshja territoriale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pas luftës së vitit 1999, është e pazgjidhur dhe është një pengesë për integrimin e mëtejshëm evropian.

Kosova ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. Në anën tjetër, NATO udhëhoqi një fushatë bombardimi kundër Jugosllavisë në vitin 1999, e cila përfshinte Serbinë dhe Malin e Zi, për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës kundër dhunës nga Beogradi.

Gati një dekadë më vonë, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe Serbia deri më tani refuzon ta njohë pavarësinë e saj.

Ndërhyrja e NATO-s, të cilën Rusia e kundërshtoi në atë kohë, mbetet një pikë e hidhur mosmarrëveshjeje me Perëndimin dhe shpesh përdoret nga Putini për të justifikuar paranojën e tyre rreth cenimit të NATO-s në territorin e tyre.

Pakënaqësia e vazhdueshme për atë që Rusia e perceptoi si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare nga NATO dhe refuzimi për të njohur interesat e Rusisë, vazhdon të luajë një rol të madh në narrativën mbi luftën në Ukrainë.

“Në Serbi, ku zyrtarët shpesh luajnë kartën e viktimës, Rusia për këtë arsye portretizohet si e drejtë sa ishte në anën e viktimave, dhe jo ajo që ata e perceptojnë si ‘autorë’ të NATO-s. Si e tillë, karta anti-NATO rezonon tek shumë serbë në të gjithë rajonin, nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë jo- rezident në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, për Fox News Digital.

BE-ja shpesh kritikohet se nuk mban një qëndrim më të ashpër kundër Serbisë dhe qëndrimit të Beogradit ndaj Rusisë. Megjithatë, vëzhguesit vënë në dukje se fushata e fundit e presionit të BE-së, më në fund mund të çojë në ndryshimin e sjelljes së Serbisë dhe afrimin e saj drejt Perëndimit.

Përkthyer nga Muhamet Hajrullahu e Burim Tmava. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori