LAJMI I FUNDIT:

Serbia me bujë të madhe njoftoi se ka arrestuar një spiun kroat, por po del të jetë serb

Serbia me bujë të madhe njoftoi se ka arrestuar një spiun kroat, por po del të jetë serb
Ilustrim

Millosh Vuçeviq tha të hënën se i dyshuari “spiun kroat”, i cili u arrestua së fundmi në Serbi, është me origjinë serbe.

“Nuk e di nëse ka nënshtetësi kroate, por ai trajtohet sipas ligjit”, tha kryeministri i Serbisë.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq tha se e gjithë historia “nuk i duket serioze”, shkruan index.hr.


Javën e kaluar, Serbia njoftoi se në zonën e Beogradit u arrestua një “spiun kroat”, por Zagrebi zyrtar ende nuk e di se për cilin person bëhet fjalë.

Duke folur në periferi të Forumit Strategjik të Bledit të hënën, Plenkoviq e krahasoi spiunin e lartpërmendur me një Yeti, qenie mitologjike nga Himalajet.

Vuçeviq e hodhi poshtë atë krahasim, duke theksuar se ky person “ekziston me të vërtetë” dhe se ai kishte shkëmbyer informacione të caktuara për të me Plenkoviqin.

“Strukturat tona të inteligjencës do të dalin me të dhëna kur të jetë e nevojshme”, tha Vuçeviq, duke shtuar se shërbimet kroate tashmë e dinë se kush është ky person.

Por, Plenkoviq tha se kolegu i tij serb “nuk i ka dhënë asnjë informacion konkret”, dhe i ka bërë thirrje që të zbulojë emrin e personit të arrestuar nëse ekziston me të vërtetë.

“Nuk më duket serioze”, tha Plenkoviq, duke bërë një paralele me filmin kult “Balkan Spy”, në të cilin personazhi kryesor beson se qiramarrësi i tij është një oficer i zbulimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Kalo në kategori