Kur Elena Koposova nënshkroi një letër të hapur kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë, ajo nuk priste një reagim në shtetin e saj të ri, Serbinë.
Fundja, Serbia po kërkon formalisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duke pranuar të gjitha vlerat demokratike që shkojnë së bashku me anëtarësimin, mendoi ajo. Tani, ajo e sheh se kishte gabuar.
Dy vjet pas nënshkrimit të letrës, 54 vjeçarja ruse po apelon një urdhër dëbimi pasi u shpall si kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë dhe iu hoq leja e qëndrimit. Përkthyesja e letërsisë tha se e vetmja arsye që mund ta mendonte është peticioni kundër luftës që e kishte nënshkruar.
“Unë nuk jam aktiviste, por firmosa një letër kundër luftës kur sapo filloi agresioni rus në Ukrainë”, tha ajo në një intervistë. “Edhe duke mos qenë aktiviste, nuk mund të heshtja për këtë. Ndaj, unë vetëm vendosa emrin tim në letrën e hapur ku thuhej se lufta është krim dhe duhet të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund asaj”.
Koposova nuk është e vetmja. Serbia hapi kufijtë e saj në vitet e fundit për dhjetëra mijëra rusë që ikën nga qeveria e presidentit Vladimir Putin dhe nga lufta në Ukrainë. Aktivistët rusë pro-demokracisë në vendin ballkanik, tani thonë se së paku një duzinë kohët e fundit u përballën me ndalim të hyrjes ose iu hoqën lejet e qëndrimit, me arsyetimin se paraqesin kërcënim për sigurinë e Serbisë.
Të paktën tetë të tjerë kanë frikë të flasin publikisht për problemet e tyre ligjore me autoritetet serbe, nga frika se kjo mund të rrezikojë mundësinë e tyre për të qëndruar në Serbi së bashku me familjet e tyre, thonë veprimtarët rusë kundër luftës.
“Ishte shumë e papritur, shumë tronditëse”, tha Koposova duke përshkruar ditën kur mori urdhrin e dëbimit, i cili nuk shpjegon arsyen e masës, por vetëm pohon se ajo paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe duhet të largohet nga vendi. brenda 30 ditësh.
Ajo dhe burri i saj kanë ndërtuar një shtëpi moderne në një copë tokë në një fshat jashtë Beogradit, ku jetojnë me dy fëmijët, të moshës 6 dhe 14 vjeç, të cilët ndjekin shkollat lokale.
Veprimtarët për të drejtat e njeriut thonë se problemet me lejet e qëndrimit tregojnë për një marrëdhënie të ngushtë midis presidentit gjithnjë e më autokratik të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit Putin, pavarësisht kërkesës formale të Serbisë për anëtarësim në BE. Presidenti Vuçiç ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër aleatit tradicional sllav, ndërkohë që ka lejuar mediat propagandistike të Moskës si RT dhe Sputnik të përhapin rrëfimin e tyre në gjithë Ballkanin.
“Autoritetet në Beograd dhe ato në Moskë janë politikisht shumë të afërt”, tha Predrag Petroviç, nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, një institut i pavarur që ka kërkuar një shpjegim nga Ministria e Brendshme për masat kundër rusëve.
“Kritikët e regjimit të Putinit paraqesin një kërcënim të madh për regjimin në Moskë”, tha Petroviç.
“Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në shënjestër të autoriteteve serbe”, shtoi ai.
Zyrtarët serbë deri më tani nuk kanë komentuar në lidhje me rastet e raportuara që përfshijnë shtetas rusë dhe ministria e Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur një kërkese të agjencisë së lajmeve Associated Press për një intervistë, ose një koment për këtë çështje.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë dy vjet më parë, shumë rusë erdhën në Serbi sepse nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në shtetin mik ballkanik, një pikënisje për një emigrim të mundshëm në të ardhmen në perëndim. Shumë po i shmangeshin rekrutimit, ndërsa të tjerët, si familja Koposova, e cila erdhi më herët, thjesht ishin ngopur me qeverinë e presidentit Putin dhe kërkuan një jetë më të mirë diku jashtë Rusisë.
Peter Nikitin, një nga themeluesit e Shoqërisë Demokratike Ruse, kaloi dy ditë në aeroportin e Beogradit verën e kaluar kur iu hoq leja e hyrjes, megjithëse ai e ka gruan serbe dhe ka jetuar në Serbi për shtatë vjet. Peter Nikitin më vonë u lejua të hynte në vend, por një procedurë ligjore në lidhje me dokumentet e tij të qëndrimit është në vazhdim e sipër.
“Nuk kam asnjë dyshim se kjo po bëhet me urdhër të drejtpërdrejtë nga Rusia, qoftë nëpërmjet ambasadës ose drejtpërdrejt nga Moska”, këmbëngul zoti Nikitin, grupi i të cilit ka organizuar gjithashtu protesta kundër luftës në Ukrainë dhe demonstrata që kërkojnë liri për të burgosurit politikë, përfshirë Alexei Navalnyn, një udhëheqës i opozitës ruse dhe një kritik i Putinit, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg në Rusi.
Nikitin tha se në mesin e veprimtarëve kundër luftës që u përballën me masat e autoriteteve serbe është edhe bashkëthemeluesi i grupit RDS, Vladimir Volokhonsky, i cili tani jeton në Gjermani.
Nën sanksione ishin gjithashtu Yevgeny Irzhansky, i cili organizoi koncerte me grupet kundër Putinit në në Serbi dhe që atëherë është zhvendosur në Argjentinë me gruan e tij, si dhe Ilya Zernov, një i ri rus të cilit iu ndalua të kthehej në Serbi pasi u sulmua nga një nacionalist serb i së djathtës ekstreme kur u përpoq të fshinte një pikturë murale që bënte thirrje “Vdekje Ukrainës”, në qendër të Beogradit.
Nikitin tha se qëllimi i këtyre masave është frikësimi i veprimtarëve kundër luftës.
“I vetmi shpjegim për këtë është se ata duan t’i trembin të gjithë”, tha ai. “Sepse nëse nuk mund të nënshkruani një letër kundër luftës, atëherë nuk mund të bëni asgjë”.
“Çështja është se rusët që janë kundër luftës nuk po protestojnë këtu kundër askujt në Serbi”, tha z. Nikitin. “Ne jemi të shqetësuar vetëm për vendin tonë dhe për vendin tonë fqinj, i cili po vuan nga vendi ynë tani”.
Marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë datojnë prej shekujsh dhe të dyja vendet ndajnë gjithashtu një origjinë të përbashkët sllave dhe besimin e krishterë ortodoks. Rusia mbështet pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.
Serbia dhe Rusia mbajnë gjithashtu lidhje të ngushta midis shërbimeve të tyre të sigurisë.
Ish shefi i sigurimit shtetëror serb, Aleksandar Vulin, i cili u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për ndihmë Rusisë për veprimtari keqdashëse në rajonin e Ballkanit, së fundmi mori një dekoratë nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë për bashkëpunim të ngushtë midis dy agjencive të spiunazhit. Vulini thuhet se ishte i përfshirë në përgjimin e veprimtarëve të shquar të opozitës ruse që u takuan në Beograd në prag të luftës në Ukrainë dhe që më vonë u burgosën në Rusi.
Për zonjën Koposova, vendimi i autoriteteve serbe për ta dëbuar nga vendi do të thotë se ajo dhe familja e saj mund të humbasin gjithçka, nëse ankesa e saj refuzohet.
Familja nuk mund të kthehet në Rusi sepse ka shitur të gjithë pronën e saj, është e shpallur si veprimtare kundër Putinit dhe burri i saj mund të rekrutohet për të luftuar në Ukrainë, tha zonja Koposova.
“Kjo është shtëpia jonë e vetme, e vetmja shtëpi që kanë fëmijët tanë”, tha ajo me lot në sy. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë