Në gjykimin ku akuzohet për terrorizëm Sllobodan Gavriq sot pritet ta paraqesë mbrojtjen e tij.
Gavriq, të cilit iu gjetën 12 kilogramë eksploziv në veturën me të cilën erdhi nga Beogradi në Prishtinë, pritet vetë ta japë mbrojtjen e tij, transmeton RTK njoftimin.
Gavriq do ta japë versionin e tij për eksplozivin që iu gjet në dhjetor të vitit 2014 kur policia e ndaloi makinën që drejtonte në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Gavriq gjatë seancave të deritashme nuk e ka pranuar fajësinë për përgatitjen e veprave terroriste dhe atyre kundër rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja e tij dhe vetë ai në vazhdimësi e kanë kundërshtuar pretendimin e prokurorisë për këto vepra, duke u arsyetuar se i akuzuari ishte vetëm transportues i eksplozivit.
Në seancën e kaluar gjyqësore ka dëshmuar eksperti i eksplozivëve Muhamet Rushiti, i cili para gjykatës ka thënë se qentë e Policisë së Kosovës nuk kishin arritur ta zbulonin dhe identifikonin këtë eksploziv.
Ai në seancën e kaluar ka dhënë sqarime edhe për rrezikun e eksplozivit brenda të cilit ishin gjetur bulonë dhe pjesë metalike.
Eksperti Rushiti, duke iu referuar raportit të FBI-së për eksplozivin e gjetur te Gavriqi, ka thënë se ky lloj eksplozivi është eksploziv plastik i llojit PETN, më i fuqishmi që prodhohet aktualisht.
Sipas Rushitit, ky lloj eksplozivi ka një shpejtësi të shpërthimit prej 8 mijë e 400 metër për sekondë.
Rushiti kishte thënë se eksplozivë të tillë prodhohen vetëm nëpër fabrika shtetërore me kritere shumë të ashpra.
Prokuroria Speciale më 10 korrik 2015 ngriti aktakuzë kudër Sllobodan Gavriqit.
Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.
Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron