LAJMI I FUNDIT:

Serbët thonë se do të zhgënjehen nga prokurori i Speciales

Serbët thonë se do të zhgënjehen nga prokurori i Speciales

Kryetari i organizatës serbe të familjeve të ushtarëve të arrestuar e të vrarë dhe civilëve të zhdukur, Nedelko Mitroviq, ka thënë se serbët e Kosovës mund të presin zhgënjim nga prokurori i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës ndaj serbëve, David Schwendiman.

Mitroviq thotë kështu pasi “Schwendiman ka qenë ish-shef i Prokurorisë për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë”.


“Njeriu nuk mund ta ndryshojë aq shpejt qëndrimin me të cilin ka ardhur në BeH, sikur tash në Serbi. Koha do të tregojë se serbët që janë dëbuar e vrarë në Kosovë, do të përjetojnë një tjetër zhgënjim”, tha Mitroviq. “Le të tregojë se si s’ka prova në Bosnjë dhe si ka qenë praktika e tij atje”!