LAJMI I FUNDIT:

Serbët nuk i raportojnë rastet me coronavirus te institucionet e Kosovës

Serbët nuk i raportojnë rastet me coronavirus te institucionet e Kosovës

Institucionet shëndetësore në Kosovë nuk po arrijnë të monitorojnë rastet dhe gjendjen e personave të infektuar me sëmundjen COVID 19, që shkatohet nga coronavirusi i ri, në komunat dhe mjediset e banuara më shumicë serbe.

Autoritetet lokale që veprojnë në komunat me shumicë serbe, nuk po e informojnë Prishtinën zyrtare për rastet pozitive më coronavirus.


Deri më tani, në këto zona, janë shënuar tri raste me COVID-19, të cilat i kanë raportuar institucionet lokale, dy në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq, dhe një në komunën e Graçanicës afër Prishtinës. Të tri rastet janë raportuar jo në Kosovë, por te institucionet në Serbi.

Instituti i Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve, “Torlak” në Beograd analizon mostra nga mjediset serbe në Kosovë. Institucionet shëndetësore në komunat më shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë. Të infektuarit nga këto zona janë transferuar për trajtim në Nish të Serbisë. Kjo ka ndodhur me rekomandim të Ministrisë se Shëndetësisë së Serbisë.

Zyrtarë të Ministrisë se Shëndetësisë në Kosovë, ndërkaq pohojnë se Klinika Infektive kujdeset për të gjithë pacientët në vend pavarësisht përkatësisë etnike. Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se në Klinikë nuk është lajmëruar asnjë pjesëtar nga komuniteti serb.

“Deri më tani nuk është asnjë rast me COVID-19 i raportuar nga institucionet shëndetësore të zonave të banuara nga komuniteti serb, edhe pse sipas Ligjit për Parandalim dhe luftim te sëmundjeve ngjitëse, janë të obliguar të raportojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik-IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të gjitha rastet që rezultojnë pozitive, IKSHPK i teston në kontaktet e tyre pas një periudhe të caktuar kohore, por në mungesë të të dhënave dhe raportimit deri më tash, nuk ka pasur asnjë kërkesë për testim në zonat e banuara nga komuniteti serb dhe në mungesë të informacionit nuk janë bërë testime”, thekson Ministra e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës.

Në Ligjin për Parandalimin e sëmundjeve ngjitëse thuhet se “mbikëqyrja dhe raportimi i sëmundjeve ngjitëse është obligim ligjor i të gjitha niveleve të sistemit të kujdesit shëndetësorë të Kosovës, duke filluar prej punkteve të mjekësisë familjare deri në nivelin tretësor”.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thonë se të dhënat për rastet e të prekurve me COVID-19 në komunat e banuara me shumicë serbe, do të përfshihen në shifrat zyrtare të Kosovës atëherë kur autoritetet komunale në këto komuna do t’i raportojnë këto raste te në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës apo në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Milan Ivanoviq kishte deklaruar ditë më parë për Radion Evropa e Lirë, se nuk ka asnjë komunikim të drejtpërdrejtë dhe asnjë kontakt me sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ndërkaq, në një konferencë për shtyp në Mitrovicën e Veriut, të dielën, ai tha se rastet e para ishin rezultat i “joseriozitetit të njerëzve” ndaj kësaj sëmundje, që sipas tij infeksionet nga koronavirusi “ishin rezultat i një mbledhjeje masive në periudhën e hershme”.

Epidemiologu, Aleksandar Antonijeviq, në të njëjtën konferencë ka thënë se janë marrë të gjitha masat për të ndaluar përhapjen dhe se jane marrë kontakte të linjës së parë dhe të dytë dhe kontaktet e të gjithë atyre që ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët e sëmurë.

“Ky numër i regjistruar mund të rritet dita ditës pasi ne po hetojmë të gjitha ato kontakte dhe kemi shumë informacione”, tha Antonijeviq.

Sipas tij, një person pozitiv me COVID-19 nga Kragujevci i Serbisë është vënë ne lidhje me dy rastet në veri të Kosovës, të cilët kanë qenë në të njëjtën ngjarje.

Në anën tjetër, në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës thuhet se “testimet për COVID-19 bëhen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i përmbushin kriteret për testim, sipas protokollit që nënkupton se ata kanë ardhur nga vendet e prekura ose kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara dhe të dyshimta.

Ndryshe nga data e 08 deri më 29 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë janë testuar 1082 raste të dyshimta, prej tyre 94 kanë rezultuar pozitiv, kurse një person ka humbur jetën. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori