LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Kosovës i besojnë më shumë Qeverisë së Serbisë, ndërsa shqiptarët e Luginës asaj të Kosovës

Serbët e Kosovës i besojnë më shumë Qeverisë së Serbisë, ndërsa shqiptarët e Luginës asaj të Kosovës

Mungesa e zhvillimi ekonomik, papunësia dhe migrimi i qytetarëve janë ndër sfidat e njëjta me të cilat ballafaqohen si komuniteti serb në veri të Kosovës, ashtu edhe ai shqiptar në Luginën e Preshevës. Por, sa i takon besimit në institucione dhe marrëveshjes finale këto komunitete kanë qëndrime të ndryshime. Derisa shqiptarët në Luginë besojnë se për marrëveshjen finale Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, serbët në veri status quo-në e shohin si zgjidhjen më të mirë.

Kështu thotë një hulumtim i publikuar nga Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc dhe Organizatën joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicën e Veriut me titullin “Nga sfidat e përbashkëta tek zgjidhjet e përbashkëta”, për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Hulumtimi ka nxjerrë në pah se shqiptarët në Luginë të Preshevës në përqindje të lartë i besojnë ShBA-ve, BE-së dhe NATO-s, ndërsa serbët në veri më shumë besojnë në OKB dhe në Rusi.

Koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc, Agon Islami tha se qytetarët e Luginës së Preshevës për mbi 65% i besojnë Qeverisë së Kosovës.

Siç tha ai, serbët në veri i besojnë për mbi 21% më shumë qeverisë së Serbisë, ndërsa shqiptarët në Luginë qeverisë serbe i besojnë vetëm 8.3%.

“Për qytetarët shqiptar në Luginë të Preshevës qeveria e Kosovës është institucioni i cili besojnë më së tepërmi e 64.3% krahasuar me qeverinë e Serbisë që i besojnë vetëm 8.3%. Presidentes i besojmë 37.4% krahasuar me presidentin e Serbisë që i besojmë 6.3%… Kryetarëve të komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë i besojnë me 13.2% krahasuar me deputetin popullor”.

“Sa i përket qytetarëve të anketuar në veri të Kosovës qeverisë së Kosovës i besojnë me 1.2 % do thotë kemi një disproporcion nga Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës, derisa qeverisë së Serbisë i besojnë në 21/8%, presidentes të Kosovës i besoj me 0/6%, ndërsa presidentit serb i besojnë me 17.7%… Lista Serbe ka një mos besim apo përkrahje minimale me 2.4%, krahasuar me koalicionin e shqiptarëve të Luginës që ka marr mbi 21% mbështetje në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, tha ai, raporton KP.

Islami ngriti si problematikë për të rinjtë e Luginës telashet me nostrifikimin e diplomave.

Derisa theksoi se migracioni e mungesa e zhvillimit ekonomik është problematikë si për shqiptarët në Luginë ashtu edhe për serbët në veri të Kosovës.

“Për qytetarët shqiptar nostrifikimi i diplomave është një problematik shumë e madhe ku gati çdo i treti i të anketuarve ka paraqet problemin e nostrifikimit të diplomave ku shqiptarëve të Luginës të diplomuar në Kosovë nga viti 2008 nuk u njihen diplomat dhe kjo një lidhje të drejtpërdrejt në migrimin e të rinjve… Edhe mos zhvillimi ekonomik është gati çdo i dytë apo më shumë qytetarë në të dyja territoret kanë shprehur si problematik mos zhvillimin ekonomik… Migracioni është ndër problematikat kryesore të të dyja territoreve”, tha Islami.

Drejtori i OJQ “Aktiv”, Miodrag Miliqeviq u shpreh se sipas hulumtimit edhe nga Lugina e Preshevës por edhe serbët lokalë në Kosovë kërkojnë të përfshihen në procesin e dialogut.

Sa i përket mendimeve për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas Miliqeviq në Luginën e Preshevës gjysma konsiderojnë se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, ndërsa serbët në veri status quo-në e shohin si zgjidhje.

Po ashtu, ai tha se shqiptarët në Luginë të Preshevës në përqindje të lartë i besojnë ShBA-ve, BE-së e pastaj NATO, ndërsa serbët në veri besojnë më shumë në OKB, Rusi, e KFOR.

“Kur është Lugina e Preshevës në pyetje shohim që gjysma konsideron se duhet të njihet pavarësia e Kosovës nga Beogradi ndërsa modeli që serbët në veri të Kosovës mendojnë të shohin është autonomia në kuadër të Serbisë. Dhe këto janë dallimet e mëdha në mendime dhe në këtë përqindje që është shumë e vogël konkretisht çdo i katërti në jug apo veri të Kosovës janë të mendimi që duhet jetë evidente shkëmbimi i territoreve ajo përqindje është vetëm 4%, ndërsa shkëmbimi i territoreve në Luginë të Preshevës është 25%. Eventualisht çdo i gjashtë i të anketuarve në veri të Kosovës konsideron se status quo do të ishte një formë e zgjidhjes”, tha ai.

Miliqeviq u shpreh se serbët në veri kanë një përqindje të lartë të mosbesimit ndaj institucioneve.

“Siguria është problemi më i madh për sigurinë personale në veri në krahas me Luginën e Preshevës ku çdo i pesti banor thotë se siguria nuk është temë primare se çështjet ekonomike 60%, pastaj migrimi, largimi, shkuarja e të rinjve, por edhe jo stabiliteti ekonomik. Janë emërues të përbashkët edhe për serbët edhe shqiptarët në pyetjen e fundit që është migrimi pamundësia për t’i penguar të rinjtë që të shkojnë nga këtu dhe institucionet nuk reaguan në mënyrë jo adekuate që të zbusin largimin dhe t’i motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në zonat e sakatuara pa marr parasysh është veri apo Luginë. Emërues i përbashkët edhe ekonomia, papunësia dhe është një pikë problematike për të dyja shoqërisë edhe i shoqërisë sonë“, tha ai.

Në bazë të këtij hulumtimi, sa i takon raporteve ndër-etnike sa i takon shqiptarëve në Luginë me serbët në mbi 44% kanë raporte jo të mira, ndërsa të shkëlqyera janë vetëm 0.9%. E mbi 31.2% e serbëve në veri kanë raporte të mira me shqiptarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori