LAJMI I FUNDIT:

Serbët në Gazimestan provokojnë me mbishkrime nacionaliste e figura të kriminelëve serbë (Foto)

Serbët në Gazimestan provokojnë me mbishkrime nacionaliste e figura të kriminelëve serbë (Foto)

Serbët e pranishëm në manifestimin e Vidovdanit edhe këtë vit kanë provokuar me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Slobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq.

Ata po ashtu në fanellat e tyre kanë vendosur mbishkrimin “Kosova është Serbi”.


Këtë herë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Beogradit.

Ndryshe, pjesa zyrtare e shënimit të ‘betejës për Kosovës’ ka përfunduar dhe kolonat e pelegrinëve serb po kthehen për në Mitrovicë, ku nga ora 16:00 nis ceremonia e zbulimit të shtatores së Car Llazarit.

Mbi 20 autobusë me serbë pritet të arrijnë në Gazimestan (Foto)

E plotësuar: Princi i Serbisë, Karagjorgjeviq si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije kanë arritur tashmë në Gazimestan për të shënuar festën e Vidovdanit, ndërkohë që pritet të arrijnë edhe 20 autobusë me serbë nga Graçanicë.

E plotësuar: Një numër i serbëve kanë filluar të mblidhen në Gazimestan për të shënuar festën e Vidovdanit. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë arritur edhe tre autobusë me targa të Beogradit, bën të ditur ekipi i Telegrafit në terren.

Policia e Kosovës po ndalon personat të cilët po shihen me pije alkoolike.

Të rinj serbë shihen me flamuj të Serbisë, ndërkohë që Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën, raporton Telegrafi.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për tubimin publik në Gazimestan, ndërkohë zëdhënësi Daut Hoxha bëri të ditur se policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime të menjëhershme në përputhje me situatën e krijuar.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites kanë arritur në Graçanicë autobusë nga Serbia për të marrë pjesë në shënimin e manifestimit. /Telegrafi/

44 45

34

35

36

37

22

11

12

13

14

15

16

17

18

19

6

7

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori