Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur miratimin e kësaj rezolute.
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it, shkruan Telegrafi.
Në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se nuk është kundër të drejtës së votës së qytetarëve serbë kosovarë me dy shtetësi duke thënë se votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.
Ai në anën tjetër ka kundërshtuar idenë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.
“Një praktikë e gabuar e vendosur nëpër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë”, tha Kurti.
E pas miratimit të kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovës, në Serbi u mor vendim që qytetarët serb të cilët jetojnë në Kosovë të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.
Siç raportojnë mediat serbe, në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë.
Kujtojmë se sot në Serbi do të votohet për ndryshime në Kushtetutën e këtij vendi lidhur me gjyqësorin. Siç raportojnë mediat serbe, tashmë janë hapur të gjitha vendovitmet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City