Senegali është përfshirë nga një re e dendur pluhuri me origjinë nga Shkretëtira e Saharasë.

Dhe sipas mediave të huaja, ajo ka mbuluar pjesë të mëdha të territorit, përcjell Telegrafi.


Kështu, autoritetet vendase kanë ngritur alarmin për përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në të gjithë vendin.

- YouTube youtube.com

Agjencia Kombëtare për Aviacionin Civil dhe Meteorologjinë u bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë daljet nga shtëpia.

Sipas njoftimit zyrtar, kushdo që detyrohet të dalë jashtë duhet të përdorë maskë mbrojtëse për të shmangur problemet shëndetësore. /Telegrafi/