LAJMI I FUNDIT:

Senatori amerikan prezanton një projekt-ligj që synon mangësitë e inteligjencës artificiale

Senatori amerikan prezanton një projekt-ligj që synon mangësitë e inteligjencës artificiale
Senatori Michael Bennet - foto Reuters.

Senatori Michael Bennet të enjten prezantoi një projektligj i cili do të krijonte një task-forcë për të shikuar politikat amerikane mbi inteligjencën artificiale, dhe të identifikojë mënyrat e duhura për të reduktuar kërcënimet ndaj privatësisë, lirive civile dhe procesit të rregullt ligjor.

Përdorimi i popullarizuar i ChatGPT dhe mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale, të cilat janë përdorur për vite të tëra për të krijuar përmbajtje me tekst, imazhe e edhe përmbajtje të tjera, ka ndezur një nxitim në mbarë globin për të kuptuar nëse dhe si duhet të rregullohet.


Në Uashington, ekspertët e sigurisë kombëtare janë shqetësuar në lidhje me përdorimin e saj nga “kundërshtarët e jashtëm”, dhe mësimdhënësit janë ankuar se ajo po përdoret për të mashtruar në provime, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Puna e Task-Forcës AI, e cila do të përfshinte anëtarë të kabinetit, do të jetë identifikimi i mangësive në mbikëqyrjen rregullatorë të inteligjencës artificiale, dhe nëse do të nevojitet edhe do të rekomandojë reforma.

“Do të duhet të ketë edukim të duhur në lidhje me këto çështje sepse ato nuk kuptohen edhe aq”, tha Bennet, një senator Demokrat nga Kolorado. “Do të ketë shumë improvizime dhe qasje përsëritëse për t’u përpjekur për të ‘luftuar’ me këtë, sepse inteligjenca artificiale është kaq e re për të gjithë në qeveri”, shtoi ai.

Sipas këtij projektligji, task-forca do të përfshinte zyrtarë nga Zyra për Menaxhim dhe Buxhet, Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë dhe nga Zyra e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë, e gjithashtu edhe zyrtarë të privatësisë dhe lirive civile nga Departamentet e Drejtësisë, Shtetit, Thesarit, Mbrojtjes dhe agjencive të tjera të degës ekzekutive.

Tutje sipas kushteve të projektligjit, task-forca do të punojë për 18 muaj, ku do të nxjerrë një raport përfundimtar dhe më pas do të mbyllet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori