LAJMI I FUNDIT:

Senati i UP-së lejon afatin e jashtëzakonshëm të prillit me dy provime

Senati i UP-së lejon afatin e jashtëzakonshëm të prillit me dy provime

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e parë të mbajtur në përbërje të plotë që ka dalë nga zgjedhjet e fundit, mori vendim të lejojë afatin e prillit për dy provimet si afat i jashtëzakonshëm, raporton Koha Ditore, ndonëse senatorët dhe kryesuesit e Senatit e kanë pranuar se statuti nuk parasheh afate të jashtëzakonshme për provime.

Në këtë mbledhje ka lobuar e debatuar për afate të jashtëzakonshme të provimeve edhe studenti, Rifat Krasniqi, i cili nuk është anëtar i Senatit.


Ai njihet si kërcënues i ministrit të MASHT-it, Arsim Bajrami, po për lejimin e afatit të jashtëzakonshëm të prillit.

Pas fjalës së tij ka reaguar njëri nga senatorët duke thënë se nuk duhet lejuar që në Senat të vijë e të flasë kush të dojë.

Një kërkesë tjetër e Parlamentit Studentor ishte lejimi i afatit të provimeve për çdo muaj për absolventët, por kjo kërkesë u refuzua në mbledhje.

U vendos që për këtë çështje të diskutohet pasi të zgjidhet rektori. /koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori