LAJMI I FUNDIT:

Senati amerikan miraton paketën stimuluese prej 1.9 trilion dollarësh, për ndihmën kundër coronavirusit

Senati amerikan miraton paketën stimuluese prej 1.9 trilion dollarësh, për ndihmën kundër coronavirusit

Senati amerikan miratoi të shtunën planin e Presidentit Joe Biden prej 1.9 trilionë dollarësh për ndihmën kundër coronavirusit, pas një seance që zgjati që nga nata e kaluar.

Plani përfundimtar përfshin 400 miliardë dollarë në formë pagesash prej 1,400 dollarësh për shumicën e amerikanëve, nga 300 dollarë në javë për 9,5 milion njerëz që kanë humbur punën dhe 350 miliard dollarë ndihma për shtetet dhe qeveritë lokale që kanë mbetur me mangësi në buxhetet e tyre për shkak të pandemisë.


Senati votoi me 50 pro dhe 49 kundër në linja partiake. Asnjë republikan nuk votoi pro për këtë paketë stimuluese, ndër më të mëdhatë në historinë e vendit.

Disa republikanë u larguan menjëherë pas votimit.

Beteja ende nuk ka mbaruar, pasi projektligji duhet të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila miratoi një version pak më të ndryshëm një javë më parë. Projektligji duhet të kalojë nëpër një proces rakordimi mes Dhomës dhe Senatit.

Paketa stimuluese është një përparësi për Presidentin Biden ndërkohë që vendi vazhdon betejën me pandeminë, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 520,000 amerikanëve. /VOA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori