LAJMI I FUNDIT:

“Sëmundjet mykotike të lëkurës” nga Dr. Laura Pajaziti, libër ndihmesë për studentët e mjekësisë dhe mjekët familjarë

“Sëmundjet mykotike të lëkurës” nga Dr. Laura Pajaziti, libër ndihmesë për studentët e mjekësisë dhe mjekët familjarë

Përgatitja e këtij teksit është mbështetur në hulumtime të shumta dhe në literaturën botërore.

Sëmundjet mykotike të lëkurës – mykozat janë ndër sëmundjet ngjitëse më të shpeshta.


Bazuar në shpeshtësinë e këtyre sëmundjeve në praktikën e përditshme, autorja e ka konsideruar të nevojshme përgatitjen e një teksti që këto sëmundje do t’i përmblidhte në një vend.

Në këtë tekst, në fillim përshkruhen shkaktarët e mykozave, veçoritë themelore dhe klasifikimi i tyre. Klasifikimi dhe përshkrimi i sëmundjeve është bërë në bazë të lokalizimit të tyre.

Për shkak të shpeshtësisë dhe kohëzgjatjes së mjekimit, hapësirë e konsiderueshme në tekst i është kushtuar infeksionit mykotik të thonjve, duke u përpjekur që të ofrohen të dhënat më të reja lidhur me vlerësimin e ashpërsisë së sëmundjes dhe modaliteteve të mjekimit.

Pasi që sëmundjet sistemike mykotike tejkalojnë kornizat e këtij teksti, e disa sosh janë të rralla dhe të pazakonta për trevat tona, ato janë përmendur shkurtimisht në kapitullin 6, duke i kushtuar rëndësi manifestimit të tyre në lëkurë.

Në këtë mënyrë, është përmbushur qëllimi gjithëpërfshirës dhe i pasqyrimi i sëmundjeve mykotike në lëkurë.

Rëndësi e posaçme në tekst i është kushtuar terapisë antimykotike.

Përgatitja e këtij teksit është mbështetur në hulumtime të shumta dhe në literaturën botërore, e cila është cituar në kuadër të tekstit.

Fotografitë që pasqyrojnë sëmundjet në fjalë janë nga pacientët e Klinikës së Dermatovenerologjisë në Prishtinë dhe të Ordinancës specialistike “Pro-Derm”, të siguruara me pëlqimin e tyre. Ato renditen në kuadër të tekstit dhe janë origjinale.

Për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe për të lehtësuar memorizimin e të dhënave është përdorur paraqitje skematike dhe tabelare të informacioneve dhe të këshillave të rëndësishme.

Teksti “Sëmundjet mykotike të lëkurës” do të jetë i përshtatshëm dhe ndihmesë për studentët e mjekësisë, mjekët familjarë, mjekët në specializim dhe dermatovenerologët në punën e tyre të përditshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori